Gjatë këtij vikendi u zhvillua një trajnim për mbi 30 mësimdhënës të ciklit fillor nga Komuna e Prizrenit, në kuadër të programit PODIUM, pjesë e projektit “Enhance teachers capacity to deliver quality education for improved learning outcomes of children, adolescent and youth”.
Trajnimi, i udhëhequr nga As. Vlera Jashari, kishte si qëllim pajisjen e mësimdhënësve me njohuri dhe teknika të reja për të fuqizuar nxënësit me shkathtësi të shekullit 21.
Programi është i financuar nga UNICEF dhe implementuar nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës, duke garantuar cilësi dhe relevancë në zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
Me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim, ky projekt synon që çdo adoleshent dhe i ri të fitojë shkathtësi relevante përmes arsimit formal dhe joformal, duke u përgatitur më mirë për sfidat e të ardhmes./Katror.info.