Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton për hyrjen në fuqi të sistemit të ri Entry/Exit (EES) në datën 12 Tetor 2025.
“Njoftim me rëndësi nga Policia e Kosovës lidhur me rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 Tetor 2025. Udhëtarë drejt Evropës. Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE. Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale. Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Katror.info