Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) fton studiuesit kosovarë të interesuar të aplikojnë për periudha qëndrimi për kërkime postdoktorale në 1000 universitetet më të mira në botë, sipas listës “QS World University” 2025/2026.
Përfituesit e mbështetjes financiare mund të marrin deri në 10,000 euro, në varësi të kohëzgjatjes së studimeve. Qëllimi i thirrjes është të nxisë kërkime cilësore dhe të lehtësojë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me universitetet më prestigjioze ndërkombëtare.
Thirrja është e hapur deri më 17 tetor 2025, ora 16:00. Aplikimet duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur me mbishkrimin:
“Aplikimi për mbështetje financiare për studime postdoktorale”, në adresën: rr. “Agim Ramadani”, MAShTI – zyra e arkivit nr. 4.
Vendimi për përfituesit do të publikohet në webfaqen zyrtare të MAShTI-t./Katror.info