Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka mbajtur panel-diskutimi publik me temën: Raportimi mediatik mbi marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Në këtë panel diskutimi QKSS teksa i referohet hulumtimit të bërë ne periudhën nëntor 2024 deri në korrik të 2025-ës, vihet në pah marrëdhënia e mira ndëretnike. Ky vlerësim vie pasë diskutimeve që thuhet të kenë bërë me qytetarët e gjashtë komunave (Kamenicës, Graçanicës, Vitisë, Lipjanit, Shtërpcës dhe Gjakovës)
“Në të gjitha komunat, pjesëmarrësit i përshkruan marrëdhëniet ndëretnike nderpersonale si të forta, shpesh në kontrast me mënyrën se si situata mund të perceptohet në bazë të politikës kombëtare, konkretisht në dialogun zyrtar ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë, i cili aktualisht është i bllokuar për shkak të disa rrethanave. Ne fakt, siç vunë ne dukje shumë pjesëmarrës, komunikimi në nivel lokal është mjaft pozitiv“, kështu tha Jeta Loshaj nga QKSS.
E gazetarja nga Radio Kosova 2, Zulfija Jakupi tregoi se si komuniteti serb në Kosovë ekzagjeron raportimet.
“Realizojmë vendimet e institucioneve që janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët dhe mundohemi të raportojmë në mënyrë profesionale. Një qasje e tillë në raportim do të duhej të vlente për të gjitha mediat në Kosovë. Shpesh e vërejmë që raportimi në mediat shqipe e serbe i jep ngjarjeve ngjyrim të ndryshëm. Në mediat në gjuhën shqipe, incidentet ndonjëherë paraqiten në mënyrë të ekzagjeruar, ndërsa shumë rrallë shohim deklarata të përfaqësuesve politikë serbë apo të qytetarëve serbë. Në shumicën e rasteve, raportimi në mediat shqipe bazohet në deklarata të zyrtarëve serbë nga Serbia, dhe jo në zërin e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë. E njëjta vlen edhe për mediat në gjuhën serbe, të cilat rrallë paraqesin qëndrimet e qytetarëve shqiptarë” , tha Jakupi.
Ajo theksoi edhe se si mediat serbe qytetarët i paraqesin si viktima.
“Nga ana tjetër, kur dëgjohen mediat në gjuhën serbe, shpesh vërehet një diskurs ku vetëm serbët paraqiten si viktima. Aty theksohet ideja që vetëm ata janë të cenuar. Po ashtu, vihet re se fokusi mbetet në Beograd, ndërsa autoritetet atje paraqiten si mbrojtësit kryesorë të komunitetit serb në Kosovë, duke lënë përshtypjen se komuniteti serb është duke u larguar nga Kosova për shkak të presionit. Ajo që kam vërejtur është se mediat shqipe, kur raportojnë për ndonjë ngjarje të caktuar, zakonisht mbështeten vetëm në deklarata zyrtare, të Policisë apo institucioneve shtetërore, por rrallë herë paraqesin qëndrime apo reagime nga komuniteti serb që jeton në Kosovë“ shtoi ajo.
Gazetari nga Radion Kim, Isak Vorgucic foli për rolin e gazetarisë.
“Përgjegjësia e gazetarëve është që punën e tyre ta kryejnë në mënyrë profesionale. Nëse mediat e përmbushin detyrën e tyre për informim të balancuar, ato duhet të përfshijnë të gjitha palët relevante në një temë. Kur ka mendime për dhe kundër, apo qasje të ndryshme ndaj një çështjeje, media që i paraqet ato ka përmbushur funksionin e vet. Qëllimi i gazetarit dhe i medias është që të informojë në mënyrë të drejtë, dhe kur kjo bëhet si duhet, nuk krijohen tensione, përkundrazi, ato zvogëlohen. Nëse mediat e bartin informacionin në mënyrë profesionale, ekziston potenciali që mosmarrëveshjet dhe tensionet të zbuten ose të zgjidhen. Ne jemi 26 vite pas luftës dhe ende jemi në një ambient të ndjeshëm dhe me sfida të mëdha. Roli i mediave është edhe më i rëndësishëm në një kontekst të tillë. Ato kanë detyrën që me kujdes t’i qasen temave që janë të ndjeshme dhe ende të freskëta për shumë njerëz. Fatkeqësisht, nuk po shohim një sjellje profesionale nga të gjitha mediat, madje as nga ato që paraqiten si të tilla“, shtoi ai./EO/Katror.info