Në një mbrëmje të veçantë të 30 shtatorit, Amfiteatri i Pallatit të Rinisë do të mirëpresë shfaqjen AEON, një krijim unik i koreografit ndërkombëtar Daniel Cardoso.
Shfaqja, që fillon në orën 20:00, prezanton një udhëtim të paharrueshëm ku fuqia e trupit bashkohet me poetikën e kohës, duke ofruar për publikun një përvojë të thellë emocionale dhe vizionin unik të lëvizjes artistike.
Biletat mund t’i rezervoni në numrin 044 430 693 ose fizikisht në biletoren e Teatrit Kombëtar të Kosovës, pranë Amfiteatrit në Pallatin e Rinisë./Katror.info