katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së
    6 hours ago
    Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!
    6 hours ago
    Presidentja Osmani i ndan Urdhrin e Lirisë Harry Bajraktarit
    9 hours ago
    Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare përshpejton digjitalizimin drejt një infrastrukture moderne
    10 hours ago
    Fëmijët vizitojnë IHMK në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”
    11 hours ago
    IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore
    3 days ago
    Grand Prix Zagreb 2025 nis sot, Kosova me gjashtë xhudistë në garë
    4 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney i bashkohet protestës së industrisë muzikore kundër AI me një këngë… pa zë
    10 hours ago
    David Szalay fiton çmimin “Booker 2025”
    11 hours ago
    Ermonela Jaho sjell emocion të madh në Gjakovë
    11 hours ago
    Dolly Parton nderohet me Çmimin Humanitar, ndërsa Tom Cruise shkruan histori në ceremoninë e Akademisë
    12 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    25 sanduiçet më të mira në botë
    11 hours ago
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    3 days ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    4 days ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linja e re e trenit të natës rikthen udhëtimin Paris–Berlin
    10 hours ago
    Si e kanë interpretuar njerëzit aurorën për mijëra vite?
    13 hours ago
    Madridi apo Barcelona – cila është qyteti më i mirë spanjoll?
    3 days ago
    Leiden, streha historike e filozofëve dhe shkencëtarëve
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Liderët e BE-së kërkojnë mundësi për tejkalimin e vetos në procesin e zgjerimit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Liderët e BE-së kërkojnë mundësi për tejkalimin e vetos në procesin e zgjerimit

Last updated: 01/10/2025 5:30 PM
43 Shikime
Shpërndaje
Foto: Koha.net

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ua ka paraqitur liderëve të vendeve anëtare idenë për tejkalimin e bllokadave në procesin e zgjerimit për të mundësuar që ky proces të përshpejtohet. Për këtë ide është diskutuar edhe në samitin joformal të Bashkimit Evropian që të mërkurën është zhvilluar në Kopenhagë të Danimarkës, vendi i cili ka kryesimin e radhës së Bashkimit Evropian.

Kjo nuk është një ide e re, sepse atë e kishte paraqitur para disa viteve edhe Parlamenti Evropian dhe po ashtu disa vende anëtare. Sipas kësaj ideje vendimet për hapjen e grup-kapitujve do të merreshin me shumicë të kualifikuar në Këshill e jo si deri më tash me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare. Por kjo do të vlente vetëm për hapjen e kapitujve e jo edhe për mbylljen e tyre.

Aktualisht në procesin e zgjerimit secili vendim në secilin hap merret me konsensus. Kjo ka bërë që shpesh një apo më shumë vende anëtare të bllokojnë përparimin e ndonjë vendi kandidat. Rasti më i njohur është ai i Maqedonisë së Veriut, e cila nuk po arrin t’i hapë kapitujt e parë qysh nga viti 2009, kur Komisioni kishte konstatuar se i ka përmbushur të gjitha kushtet. Një herë Maqedonia e Veriut mbahej e bllokuar nga Greqia për shkak të mospajtimeve rreth emrit, ndërsa tash po mbahet e bllokuar nga Bullgaria, e cila ka vërejtje për disa çështje që lidhen me identitetin, interpretimin e historisë dhe me pakicat kombëtare.

Mundesh me e lexu edhe...

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Bashkimi Evropian për momentin më së shumti është i interesuar për të zhbllokuar hapjen e kapitujve me Ukrainën. Për këtë janë pajtuar të gjitha vendet, por veton po e mban Hungaria. Tash po kërkohen mënyra për të tejkaluar veton e Hungarisë në rastin e Ukrainës.

Por nëse do të ndryshohet mënyra e miratimit të vendimeve, nga kjo do të përfitonin edhe vendet tjera kandidate. Megjithatë, diplomatët në Bruksel janë skeptikë rreth kësaj ideje, sepse edhe për heqjen e vetos duhet pajtim i të gjitha vendeve anëtare. Dhe nuk është vetëm Hungaria ajo që ka rezerva ndaj heqjes së vetos. Këtë, sipas diplomatëve, nuk do ta pranonin as Qiproja që dëshiron ta mbajë mundësinë për të bllokuar Turqinë, as Bullgaria që bllokon Maqedoninë e Veriut, as Greqia që dëshiron në të ardhmen të ketë fjalën e fundit në negociatat e BE-së me Shqipërinë e as Kroacia e cila shpesh ka rezerva në hapjen e kapitujve me Serbinë.

Kosova po ashtu ka mbetur e bllokuar si pasojë e kundërshtimit të pesë vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Kështu kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE e dorëzuar para gati tri vjetësh nuk është shqyrtuar fare. Dhe Kosova ka mbetur i vetmi vend evropian i cili ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe nuk e ka ende statusin e kandidatit. /Koha/Katror.info

TAGGED:BeKeshilli Evropianlideretprocesi i zgjerimittophome2veto

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ASK: Shkalla e papunësisë në vitin 2024 ishte rreth 11 për qind
Artikulli i ardhshëm Vendimet e Bordit të FBK-së

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!

33 Shikime
Lajme

Presidentja Osmani i ndan Urdhrin e Lirisë Harry Bajraktarit

47 Shikime
Lajme

Supremja shfuqizon dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë

51 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?