Fillimi i muajit tetor ka sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, të shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore në disa zona malore.
Mëngjesi i datës 2 tetor ka zbardhur Prevallën me borë, transmeton Telegrafi.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti i njëjtë pritet të vazhdojë deri më 3 tetor.
“Pas një vere të nxehet dhe të thatë, rajoni dhe vendi ynë gjatë këtyre ditëve do të përfshihet nga reshjet të shiut dhe borës së parë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/Katror.info