Për herë të parë, Bashkimi i Prizrenit do të jetë pjesë e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup. Pavarësisht humbjes ndaj Anwil, prizrenasit u kualifikuan si një nga tri skuadrat “lucky losers” me diferencën më të vogël të humbjeve.
Në grupin e Bashkimit do të jenë: JDA Dijon Basket (Francë), Pallacanestro Reggiana (Itali) dhe KK Cibona (Kroaci).
Ndërkohë, kampionia Trepça është shortuar në një grup të fortë me Anwil (Poloni), PAOK (Greqi) dhe Braunschweig (Gjermani).
Ky është një hap i rëndësishëm për basketbollin kosovar, duke shënuar prezencën e dy skuadrave vendore në garat ndërkombëtare./Katror.info