Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, është pritur në takim nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Me këtë rast, Osmani shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë të kryeministres daneze, duke theksuar rëndësinë e diskutimeve që po zhvillohen në samit.
“Mirënjohëse Kryeministres daneze Mette Frederiksen për mikpritjen e ngrohtë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, i cili edhe këtë herë fokusohet në sfidat e sigurisë dhe në thellimin e bashkëpunimit për t’i tejkaluar ato,” shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.
Samiti i Kopenhagës ka mbledhur liderë evropianë dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, ku po diskutohet për sfidat aktuale të sigurisë dhe bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse. Kosovën në këtë ngjarje e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani./Katror.info