Fansat e serialit kult Peaky Blinders kanë arsye për t’u gëzuar: vazhdimi i sagës së famshme britanike do të realizohet nga BBC dhe Netflix, dhe do të zgjasë për dy sezone të reja.
Lajmi vjen ndërsa krijuesi i serialit, Steven Knight, është në post-prodhim të filmit The Immortal Man. Seriali origjinal, i cili zgjati gjashtë sezone dhe përfundoi në vitin 2022, kthehet sërish me Cillian Murphy në rolin ikonik të Tommy Shelby.
Ngjarjet e reja do të zhvillohen në vitin 1953, në një Birmingham të shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, ku qyteti përpiqet të ringrihet nga rrënojat përmes projekteve masive të rindërtimit. Por siç premton përmbledhja zyrtare, gara për të kontrolluar këtë proces do të shndërrohet në një betejë të përgjakshme, ku familja Shelby do të qëndrojë në zemër të zhvillimeve.
Nuk dihet ende nëse vazhdimi do të ruajë titullin Peaky Blinders apo do të vijë me një emër të ri, por ajo që është e sigurt është rikthimi i botës së errët, brutale dhe plot intriga që e bëri serialin një fenomen global./KultPlus/Katror.info