Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se seanca e parë stërvitore është zhvilluar këtë të hënë, duke u fokusuar në rikuperimin dhe intensitetin e lojtarëve pas angazhimeve me klubet e tyre.
“Në ditën e parë të stërvitjeve, futbollistët u ndanë në dy grupe: Njëri grup zhvilloi stërvitje rigjeneruese në palestër në hotel. Grupi tjetër stërviti me intensitet në stadiumin “Fadil Vokrri” ka njoftuar FFK.
Federata ka njoftuar se seanca e radhës stërvitore do të zhvillohet sot në orën 16:30./Katror.info