katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani dhe Luque flasin për fuqizimin e qëndrueshëm ekonomik të grave
    24 minutes ago
    Plakolm: Stabiliteti dhe bashkëpunimi, thelbësorë për të ardhmen e Kosovës
    33 minutes ago
    Kuvendi në pritje të publikimit të aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja
    39 minutes ago
    Të rinjtë mësojnë për të drejtat pronësore
    50 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani do ta dekorojë Infantinon e FIFA-s
    42 minutes ago
    “Java e Bibliotekës” me synim për ndërlidhje midis traditës dhe inovacionit
    3 hours ago
    Termokos nis furnizimin me ngrohje për QKUK-në
    4 hours ago
    Furrat e para diellore në botë për riciklimin e çelikut hapen në Zvicër
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “We Are The Champions” – Himni i triumfit që s’plaket kurrë
    1 hour ago
    Grupi legjendar NR rikthehet në skenë pas shumë vitesh
    2 hours ago
    “All I Want for Christmas is You” thyen prapë rekord botëror
    1 day ago
    Kthimi pas gjysmë shekulli me harmoninë midis lindjes e perëndimit në “Kamerfest”
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    13 hours ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    4 days ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    1 week ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    3 hours ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    1 day ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    3 days ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Vendi më i mirë në botë për t’u pensionuar në vitin 2025
    23 minutes ago
    Parkimet e gjelbra në Japoni, si po kthehen hapësirat e makinave në kopshte lundruese!
    21 hours ago
    “Journée Mondiale”: Zbuloni mrekullitë e Parkut Arkeologjik të Butrintit
    2 days ago
    125 vjet nga nisja e parë e trenit të varur në Wuppertal
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Java e Bibliotekës” me synim për ndërlidhje midis traditës dhe inovacionit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Java e Bibliotekës” me synim për ndërlidhje midis traditës dhe inovacionit

Last updated: 07/10/2025 8:25 AM
8 Shikime
Shpërndaje
Foto: European Union in Kosovo

Si platformë për promovimin e leximit zhvillohet çdo vit “Java e Bibliotekës” në Kosovë. Sivjet nën temën “Biblioteka mes traditës dhe inovacionit” synon të nxisë kulturën e të lexuarit. E drejta e autorit dhe inteligjenca artificiale janë një lloj nënteme e ngjarjes në epokën e teknologjisë, në të cilën edhe promovohet Biblioteka Kombëtare. Digjitalizimi i koleksioneve po vazhdon ndërsa po bëhet rrjeti bibliotekar kombëtar për bibliotekat e vendit. Në ceremoninë e hapjes së edicionit të 22-të, vetë institucioni i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është vlerësuar si perandori e kujtesës kombëtare.

Një pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit ruhet në hapësirat e Bibliotekës. Ajo vlerësohet jo vetëm për vlerat e rolin e rëndësishëm në formimin e gjeneratave, por edhe për vetë objektin ikonik në të cilin zë vend njëri prej atyre me të cilin identifikohet Prishtina.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Gaxha-Rogova, e ka quajtur “Javën…” si traditë të çmuar të institucionit që e drejton.

Mundesh me e lexu edhe…

“Programin e sivjetmë të ‘Javës…’ e kemi konceptuar si platformë strategjike për të promovuar leximin, inovacionin dhe kulturën e dijes. Synimi ynë është ta ofrojmë komunitetin me bibliotekën, të rrisim vetëdijen për trashëgiminë e shkruar, të vlerësojmë punën e librarëve dhe të mësojmë më shumë për shërbimet bibliotekare në epokën digjitale. Në këtë frymë, lidhja midis traditës dhe inovacionit është esenciale. Bibliotekat ruajnë kujtesën kombëtare, por njëkohësisht janë edhe bartëse të risisë për të dëshmuar se bashkëjetesa është e domosdoshme”, ka thënë ajo në fjalën e hapjes së “Javës së Bibliotekës”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ka thënë se shumë gjëra dukeshin të komplikuara e madje edhe të pamundura kur e mori pozitën e drejtoreshës së BKK-së, në gusht të vitit të kaluar.

“Sot jam e lumtur që tri projekte të mëdha të Bibliotekës tashmë kanë nisur: Rrjeti Bibliotekar Kombëtar, digjitalizimi i koleksioneve dhe fillimi i masterplanit të renovimit të kësaj ndërtese unike”, është shprehur Gaxha-Rogova.

Me 48 biblioteka publike në një sistem të përbashkët e ka konsideruar Rrjetin Bibliotekar si projektin më të madh dhe më vizionar të Bibliotekës. Nëpërmjet tij do të mundësohet katalogim i përbashkët, qasje online dhe shkëmbim burimesh ndërmjet bibliotekave.

“Kështu ndërtohet infrastrukturë e re e dijes”, ka shtuar krejt në fund drejtoresha Blerina Gaxha-Rogova.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zëvendësdrejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Majlinda Toçi, e ka quajtur bibliotekën si perandori të kujtesës.

“Bibliotekat, sikurse edhe arkivat, janë institucionet që depozitojnë, klasifikojnë, ruajnë dhe që shërbejnë pasuritë e shkruara dhe ato gojore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo kërkon që puna e bibliotekave tona kombëtare të përqendrohet te lidhja e tyre në një sistem të unifikuar. Pas një shekulli të ndarë nga historia dhe me kufij politikë të imponuar nga Fuqitë e Mëdha, ne sot kemi në dorë t’i kthejmë kufijtë në një lëvozhgë boshe, pa përmbajtje praktike”, ka thënë ajo.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, Jovica Nikchevski, ka uruar që “Java…” të kujtojë që “çdo libër ka fuqinë për të ndryshuar njeriun dhe çdo lexues ka fuqinë të ndryshuar botën”.

“Kjo javë është e kremte për ata që i duan librin, dijen dhe kulturën. Ndryshimet na bashkojnë përtej kufijve dhe gjuhëve. Bibliotekat gjithmonë kanë qenë zemra e edukimit dhe rritjes shpirtërore. Është vendi ku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja takohen në faqet e librave. Në një kohë kur teknologjia gjithmonë ndryshon mënyrën e jetesës, bibliotekat mbeten dyer të mençurisë dhe gardianë të trashëgimisë kulturore. Si fqinj, si miq, si dy vende, Kosova dhe Maqedonia kanë të njëjtin vizion: të ndërtojnë shoqëri në të cilat dituria është e qasshme për secilin”, ka thënë Nikchevski.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Turqisë, Mehmet Demir, ka thënë se bibliotekat janë institucione që ruajnë kujtesën e një kombi dhe atë ua kalojnë brezave të ardhshëm.

“Duke ruajtur njohuritë e akumuluara të së kaluarës, bibliotekat janë gjithashtu pioniere të inovacionit, duke luajtur një rol jetik jo vetëm në zhvillimin kulturor, por edhe në zhvillimin social dhe intelektual të shoqërive. Prandaj, adresimi i koncepteve si ‘tradita’ dhe ‘inovacioni’ është jashtëzakonisht kuptimplotë në kuptim të nënvizimit se është e mundur dhe e nevojshme të mbahen gjallë këto dy koncepte së bashku”, është shprehur Demir.

Në ceremoninë e hapjes në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, që e organizon “Javën…”, ngjarja është vlerësuar festë e kulturës dhe e dijes. Programi i sivjetmë, pos sesioneve që do të zhvillohen, programi përfshin edhe panele diskutimi e punëtori.

Më pas është shfaqur një video prezantuese e Bibliotekës Kombëtare për rëndësinë e institucionit si monument e si hapësirë ku ruhet kujtesa kombëtare. Është vlerësuar si dritare drejt dijes për gjeneratat e tashme dhe ato të ardhme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Muzika shqipe ka zënë vend në programin e hapjes.

Sopranoja Adelina dhe kuarteti harkor i Filharmonisë së Kosovës kanë sjellë këngët e ritmet e këngës së bukur shqipe. Kanë interpretuar  këngën popullore “Asaman moj lule”, “Mallengjimi” nga Rashid Krasniqi, “Agimet shqiptare” të Avni Mulës dhe “E kujtoj atë takim”.

Është hapur edhe ekspozita “Trashëgimia orientale në Kosovë: Dorëshkrimet orientale në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës”. Për herë të parë janë ekspozuar rreth 30 vepra të rralla dhe me vlerë, prej tyre 25 janë dorëshkrime dhe pesë të shtypura. Prezantohet spektri i dijeve tradicionale islame. Ato datojnë prej kohës së Perandorisë Osmane, ndërsa në ceremoni është bërë e ditur që njëri prej tyre daton që nga viti 1347.

Edicioni i 22-të i “Javës së Bibliotekës” mbahet nga 6 deri më 12 tetor. Në kuadër të “Javës..” planifikohet të bëhet lansimi i rrjetit bibliotekar të Kosovës, do të ketë sesione shkencore mbi digjitalizimin, ruajtjen e trashëgimisë, teknologjinë dhe identitetin kulturor, promovimin e leximit, përkthimin e letërsisë shqipe dhe qasjen ndërkombëtare, të drejtën e autorit dhe rolin e bibliotekave. Po ashtu aktivitete më vete janë edhe diskutimet mbi inteligjencën artificiale dhe bibliotekat, me ekspertë kombëtarë. Do të bëhet promovim i katalogut “Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, përkujtim për Martin Camajn në 100-vjetorin e lindjes. Pos këtyre do të ketë edhe program kulturor e letrar me lexime, promovime librash dhe diskutime me shkrimtarë e përkthyes, përfshirë shfaqje filmash nga kinematografia kosovare çdo mbrëmje në Bibliotekën Kombëtare.

TAGGED:inovacionJava e BibliotekeskulturaLajme te miraTophometradita

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Dardanët” nisin përgatitjet për ndeshjet e tetorit
Artikulli i ardhshëm Osmani pret në Prishtinë përfaqësuese të larta të Austrisë dhe Sllovenisë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Osmani do ta dekorojë Infantinon e FIFA-s

1 Shikim
Lajme të mira

Termokos nis furnizimin me ngrohje për QKUK-në

8 Shikime
Kompania Panatere me seli në Jura ka përuruar dy furrat e para diellore në botë në La Chaux-de-Fonds, kantoni Neuchâtel, të cilat do të prodhojnë çelik të ricikluar plotësisht. Kompania e quan atë një projekt të “qëndrueshmërisë së vërtetë rrethore”.
Lajme të mira

Furrat e para diellore në botë për riciklimin e çelikut hapen në Zvicër

28 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?