Vlora Çitaku e Partisë Demokratike e Kosovës ka thënë se PDK është fituesja e zgjedhjeve lokale që u mabjtën sot në Koosvë. Në një konferencë për media, ajo ka thënë se kandidati i kësaj partie Uran Ismaili është në balotazh në Prishtinë, për dallim nga parashikimet e exit polleve që në balotazh vendosën kandidatët Përparim Rama (LDK) dhe Hajrullah Çeku (LVV).
Po ashtu ajo tha se PDK ka fituar më së shumti komuna pa balotazh dhe kandidatët e saj janë në numër më të madh në balotazh. Çitaku ftoi që të priten rezultatet zyrtare si dhe të ruhen votat gjatë numërimit.