Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, do t’ia dorëzojë sot kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Raportin për Vendin 2025 për Kosovën, të përgatitur nga Komisioni Evropian.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, dorëzimi i raportit do të bëhet në orën 18:00.
Pas takimit, Kurti dhe Orav do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të komentojnë gjetjet kryesore të raportit dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian./Katror.info











