Seria e re e telefonave Galaxy S26 pritet të publikohet me 25 shkurt në San Francisko, sipas raportimeve të mediumit koreano-jugor, Money Today.
Kjo datë është më vonë se publikimi i Galaxy S25, por më herët se sa shumë raporte. Për krahasim, Galaxy S25 u prezantua me 22 janar 2025, ndërsa Galaxy S24 ishte publikuar me 17 janar 2024, shkruan AP.
Një burim i afërt me Samsung tha se San Francisko është zgjedhur si vend për eventin pasi konsiderohet qendra e inovacionit në AI.

Galaxy S26 pritet të vijë me “AI të gjeneratës së ardhshme”, sipas Danie Araujo, zëvendëspresident i Divizionit të Përvojës Mobile të Samsung, duke e bërë qytetin një pikë kyçe për prezantimin e teknologjisë së re.
Më parë qarkullonin thashetheme se telefoni do të njoftohej në mars, prandaj data e re është një lajm i mirë për fansat që mezi presin debutimin e pajisjes.
Megjithatë, ende nuk ka informacion të saktë se kur telefonat do të jenë në shitje, edhe pse pritet të ndodhë në fund të shkurtit. /Katror.info











