Sonte, e enjte, Teatri i Gjilanit mirëpret shfaqjen “CHATROOM”, një histori që flet për brezin që jeton online, por ndjen realisht emocione, miqësi dhe sfida.
Në këtë shfaqje, e cila fillon në orën 20:00, një dhomë virtuale zhvendoset në skenë: personazhet flasin, ofendojnë, qeshin dhe përpiqen të shpëtojnë njëri-tjetrin – dhe ndoshta edhe veten. “CHATROOM”, shkruar nga Enda Walsh, me regjisor Erson Zymberi dhe produksion nga Elton Tahiri, sjell një gjuhë të ashpër, të sinqertë dhe të vërtetë që i përket brezit të ri.
Në skenë do të jenë aktorët e gjeneratës së re: Andi Bajgora, Elton Tahiri, Fiona Abdullahi, Rinesa Behluli dhe Drin Berisha.
Një natë teatrore që nuk duhet humbur për të parë realitetin e jetës online përmes syve të artistëve./Katror.info











