Nesër, më 8 nëntor 2025, Salla e Sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të presë Turneun Ndërkombëtar të Xhudos “Adem Jashari”. Ngjarja fillon në orën 10:00 dhe pritet të mbledhë sportistë nga Kosova dhe vende të tjera si Shqipëria, Sllovakia, Republika Çeke, Sllovenia, Bullgaria, Polonia dhe Maqedonia e Veriut.
Turneu organizohet nga Federata e Xhudos e Kosovës në bashkëpunim me Judo Club “Polici” Prishtinë, që do të sigurojë organizimin teknik të garave. Sportdashësit e xhudos janë të ftuar të ndjekin spektaklin dhe të mbështesin garuesit në këtë kompeticion ndërkombëtar.
Nesër, Salla e Sportit do të kthehet në qendër të energjisë sportive, ku do të përballen xhudistë të rinj dhe të përvojë nga rajoni dhe më gjerë./Katror.info











