Transmetimi i drejtpërdrejtë do të bëhet në faqen zyrtare të Grammy dhe në kanalin e Recording Academy në YouTube.
Yjet që do të prezantojnë nominimet përfshijnë: Gayle King, Doechii, Karol G, Lizzo, Mumford & Sons, Nicole Scherzinger, Sabrina Carpenter, Sam Smith, Angélique Kidjo, Brandi Carlile, CeCe Winans, David Foster, Jon Batiste, Little Big Town, Masaki Koike dhe Chappell Roan.
Vetëm këngët dhe albumet e publikuara në SHBA mes 31 gushtit 2024 dhe 30 gushtit 2025 do të jenë të nominuara.
Albumi i Taylor Swift, The Life of a Showgirl, nuk përfshihet.
Albumi i Sabrina Carpenter, Man’s Best Friend, mund të jetë në listë pasi u publikua më 29 gusht.
Një kategori e re mund të shtohet për kopertinën më të mirë të albumit, pas kritikave për kopertinën e Sabrina-s.
Pretendentë të fortë për çmimin e albumit më të mirë përfshijnë:
GNX – Kendrick Lamar
Mayhem – Lady Gaga
Debí Tirar Más Fotos
Kategoria ‘country’ ka ndryshuar pas fitores historike të Beyoncé me Cowboy Carter:
Albumi më i mirë tradicional ‘country’
Albumi më i mirë bashkëkohor ‘country’
Grammy Awards 2026 do të ndahen më 1 shkurt në Los Angeles.
Kjo garë premton të jetë më e forta dhe emocionuese deri tani!/KultPlus.com/Katror.info
















