Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë është zhvilluar me sukses Turneu Ndërkombëtar i Xhudos “Adem Jashari”, i cili mblodhi garues nga vende të ndryshme të Evropës. Turneu u organizua nga Federata e Xhudos së Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Xhudos “Polici” nga Prishtina.
Në këtë garë morën pjesë klube nga e gjithë Kosova, përfshirë “Ippon” Pejë, “Trepça” Mitrovicë, “Polici” Prishtinë, “Policia e Kosovës”, “Kastrioti” Ferizaj, “Gjilani”, “Peja”, “Prishtina” dhe “Llapi”. Krahas tyre, në Prishtinë garuan edhe xhudistë nga Shqipëria, Sllovakia, Republika Çeke, Sllovenia, Bullgaria, Polonia dhe Maqedonia e Veriut.
Drejtësinë në tapet e ndanë gjyqtarët Shahin Behrami, Zymer Zeka dhe Linda Cena, ndërsa garën e ndoqën nga afër Sekretari i përgjithshëm i Federatës Korab Morina dhe Anëtari i Bordit Anton Cena.
Në konkurrencën e grupmoshave U15, U18 dhe Senior, xhudistët kosovarë shënuan rezultate të larta.
Në kategorinë U15, u dalluan Teuta Marku, Emira Zabelaj, Marsela Shala, Alea Reshitaj dhe Lea Syla te femrat, ndërsa Furkan Avdyli, Anuar Sahara, Ergin Zeka dhe Aleon Gjakova te meshkujt.
Në U18, ndër më të suksesshmit ishin Blerina Gashi, Eljesa Salihu, Jetesa Baliu, Milot Gashi dhe Bardh Maliqi.
Në nivelin senior, shkëlqyen Furkan Kelmendi, Andi Reshitaj, Dion Sharapolli, Erza Sadriu, Ana Sopjani, Artemis Bilalli, Art Thaçi dhe Endrit Lahu.
Në renditjen e përgjithshme, më të suksesshëm u shpall:
🥇 Klubi i Xhudos “Ippon” Pejë – me 10 medalje të arta, 8 të argjendta dhe 2 të bronzta,
ndjekur nga Sllovenia me 6 të arta, dhe Klubi i Xhudos “Peja” me 4 të arta.
🏆 Çmimet për garuesit më të mirë të turneut u ndanë si vijon:
Senior: Furkan Kelmendi (KXH “Ippon” Pejë) dhe Nika Kosec (Slloveni)
U18: Milot Gashi (KXH “Ippon” Pejë) dhe Jetesa Baliu (KXH “Kastrioti” Ferizaj)
U15: Anuar Sahara (KXH “Peja” Pejë) dhe Alea Reshitaj (KXH “Ippon” Pejë)
Turneu “Adem Jashari” po konsolidohet si një ndër garat më prestigjioze të xhudos në rajon, duke promovuar sportin dhe vlerat e miqësisë ndërkombëtare përmes garës sportive./Katror.info
















