Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur në një konferencë për media se procesi i votimeve në balotazhin për kryetar komune në 18 komunat e vendit po zhvillohet normalisht dhe pa incidente.
“Nuk janë evidentuar parregullsi që do të mund të ndikonin në integritetin apo rrjedhën e përgjithshme të zgjedhjeve”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një konferencë të shkurtër për media.
Radoniqi, ka thënë se deri në orën 11 kanë votuar 80 mijë 659 votues apo 6.13 për qind.











