Dalja në votime në 18 komunat e vendit ku po zhvillohet balotazhi për kryetar komune vazhdon të jetë e ulët.
Deri në orën 13:00 kanë votuar vetëm 13,05 për qind e mbi 1 milion qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale (balotazhi) në 18 komuna, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët e tyre që do të udhëheqin me komunat në katër vjetët e ardhshëm. Në rundin e parë të zgjedhjeve, më 12 tetor, njëzet komuna siguruan kryetarë të rinj, ndërsa 18 të tjerat do të vendosin në balotazhin e sotëm./Katror.info











