Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka arritur një tjetër hap të rëndësishëm në digjitalizimin e materialeve bibliotekare. Gjatë javës së tretë të punës, janë digjitalizuar 76,835 faqe, duke përfshirë proceset e pranimit, dorëzimit dhe kontrollit të cilësisë, shkruan Katror.info.
Ky progres e çon numrin total të faqeve të digjitalizuara brenda tre javëve të fundit mbi 200,000 faqe, duke përmirësuar aksesin dhe ruajtjen e pasurisë letrare dhe kulturore të Kosovës.
Procesi i digjitalizimit synon të ofrojë mundësi më të lehta për kërkime dhe përdorim online të materialeve, duke kontribuar në zhvillimin e bibliotekës digjitale kombëtare./Katror.info











