Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të martën nga ora 16:00 do të vazhdojë procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut.
“Ju informoj se në orën 16:00 do të vazhdojë procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut”, ka bërë të ditur shkurtazi zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.
Ky njoftim vjen pas ndërprerjes së përkohshme të procesit, për shkak të nevojës për verifikime shtesë lidhur me disa fletëvotime.
Së fundmi, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar KKZ-në që të rifillojë procesi i numërimit të fletëvotimeve në këtë komunë.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas sqarimit të kompanisë sllovene CETIS për printimin e fletëvotimeve. /Koha/Katror.info











