Apple ka prezantuar një risi të madhe për përdoruesit e saj në SHBA: mundësinë për të krijuar një “Digital ID” në aplikacionin Apple Wallet, të bazuar në të dhënat e pasaportës amerikane.
Kjo veçori është e qasshme për pajisjet iPhone 11 ose më të reja me iOS 26.1 dhe për Apple Watch Series 6 ose më të reja me watchOS 26.1.
Për ta përdorur, kërkohet Face ID ose Touch ID, Bluetooth aktiv, një Apple Account dhe një pasaportë amerikane.
Procesi përfshin skanimin e faqes me fotografi të pasaportës, leximin e çipit digjital të saj dhe marrjen e një selfie për verifikim.
Si masë shtesë sigurie, përdoruesit duhet të ndjekin disa lëvizje të fytyrës gjatë konfigurimit.

Pasi krijohet, Digital ID mund të përdoret për verifikim identiteti dhe moshe në pikat e kontrollit të TSA në më shumë se 250 aeroporte amerikane.
Megjithatë, Apple thekson se kjo nuk zëvendëson pasaportën fizike dhe nuk mund të përdoret për udhëtime ndërkombëtare.
Në të ardhmen, Apple planifikon ta zgjerojë përdorimin e “Digital ID” për verifikim identiteti edhe në dyqane, aplikacione, dhe faqe interneti që e mbështesin funksionin.
Sipas kompanisë, të dhënat e “Digital ID” ruhen në mënyrë të kriptuar, pa qenë nevoja që përdoruesit të dorëzojnë apo ta zhbllokojnë pajisjen.
Ky funksion i ri ndërtohet mbi veçorinë ekzistuese të patentave të shoferëve në Wallet, e cila aktualisht është e qasshme në 12 shtete amerikane dhe në Porto Riko. /AP/Katror.info
















