Gjilan – Skena e të rinjve kthehet këtë dhjetor me edicionin e IV-të të Festivalit të Teatrit të Shkollave të Mesme, ku nxënësit do të shfaqin produksione të reja, me tema origjinale dhe interpretime që sjellin energji dhe emocion.
Festivali njëjavor synon të nxjerrë në pah talentet e reja të teatrit dhe të japë hapësirë për idetë dhe kreativitetin e të rinjve. Organizatorët premtojnë një javë plot art dhe emocione për publikun dhe ftojnë qytetarët të ndjekin ngjarjet që do të zhvillohen së shpejti./Katror.info











