Fakulteti i Filologjisë ka hapur thirrjen për aplikim për bursa të mobilitetit studentor në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit Evropian. Universiteti pritës për këtë bursë është Nicolaus Copernicus University në Toruń, Poloni, dhe periudha e mobilitetit është për semestrin veror 2025/2026.
Në dispozicion është një bursë për nivelin Bachelor, e cila përfshin kompensim mujor dhe mbulesë të kostove të udhëtimit. Prioritet i jepet studentëve të Gjuhës Shqipe, por në rast të mosplotësimit të vendeve, mund të aplikojnë edhe studentë nga programet e tjera të Fakultetit të Filologjisë.
Kriteret për aplikim janë që studentët të jenë të regjistruar në Fakultetin e Filologjisë, të paktën në vitin e dytë të studimeve Bachelor. Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijnë certifikatën e notave/transkriptën, CV-në në gjuhën angleze, kopje të pasaportës, letër motivimi në gjuhën angleze, vërtetim studenti dhe certifikatë të gjuhës angleze (minimum niveli B1).
Afati i aplikimit është 24 nëntor 2025. Dokumentet duhet të dërgohen të bashkuara në një PDF me titull “University of Nicolaus Copernicus Application” në adresën: [email protected]
. Vetëm aplikimet e kompletuara do të merren në konsideratë./Katror.info











