Viber ka publikuar një funksion të ri të bazuar në inteligjencë artificiale.
Funksioni lejon përdoruesve të marrin përmbledhje të shpejta të çdo linku të shpërndarë në biseda, pa qenë nevoja të dalin nga aplikacioni.
Funksioni “Viber’s AI Chat Summary” shndërron artikujt apo raportet e gjata në përmbledhje të qarta dhe të shkurtra që shfaqen direkt në chat, shkruan AP.
Veçoria vjen gjithashtu me përkthim automatik.
Nëse përdoruesi e ka aplikacionin në gjuhën shqipe, ndërsa linku është në një gjuhë tjetër, përmbledhja jepet automatikisht në shqip.
Rakuten Viber njofton se opsioni është falas dhe mund të përdoret në të gjitha format e komunikimit – në biseda individuale, grupe, komunitete dhe kanale.
Kompania thekson se teknologjia e AI-përmbledhjes funksionon vetëm për linket publike nga interneti dhe nuk përpunon asnjë mesazh privat të përdoruesve. /Katror.info
















