Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar nisjen e rinovimit të tërësishëm të Teatrit ODA, një hapësirë ikonike e artit në kryeqytet.
“Edhe 1.3 milion euro për kulturën në Kryeqytet. Vazhdojmë me punë, përditë, për kushte më të mira veprimtarie për artistët,” ka shkruar Çeku në postimin e tij.
Ai gjithashtu ka theksuar se investimet qeveritare në Pallatin e Rinisë do të vazhdojnë, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe komunitetin artistik./Katror.info











