Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje dhe krenari për Kombëtaren e Kosovës pas barazimit 1:1 kundër Zvicrës në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përmes një postimi të shoqëruar me fotografi nga stadiumi, Osmani theksoi se futbollistët kosovarë vazhdojnë ta përfaqësojnë denjësisht vendin në çdo sfidë.
“Krenaria është e pafund për këta djem që vazhdojnë ta nderojnë Republikën tonë. Përgjithmonë dhe në çdo sfidë, #MeKosovën!”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Ndeshja e mbrëmshme u karakterizua nga një atmosferë e jashtëzakonshme, ndërsa Kosova arriti të marrë një pikë të vlefshme ndaj kundërshtarit të fortë zviceran./Katror.info











