Lëngu i freskët nuk ka pse të jetë vetëm i gjelbër ose i mbushur me spinaq. Shega është përdorur si ilaç në mjekësi para mijëra vitesh.
Tani, ky lëngë është duke u studiuar për benefitet shëndetësorë që ka. Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe të forcojë imunitetin.
Këto janë disa nga të mirat shëndetësorë që ka shega:
Antioksidant
Kokrrat e shegës përmbajnë nuancën e kuqe nga polifenolët. Këto kimikale janë antioksidanë të fuqishëm.
Lëngu i shegës përmban nivel të lartë të antioksidantëve, më shumë se të gjithë lëngjet e frutave tjera. Gjithashtu ka tre herë më shumë antioksidanë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Antioksidanët ne lëngun e shegës mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacioni.
Vitaminë C
Një lëngë i vetëm i shegës ka më shumë se 40 për qind vitaminë C se sa që merr një person në ditë atë vitaminë.
Lëngu i shegës është bërë më shumë zhurmë kur një studim zbuloi se mund të ndihmojë për të ndaluar rritjen e qelizave të kancerit të prostatit, edhe pse ende janë duke u bërë studime të mëdha për këtë frutë.
Sëmundjet e zemrës
Lëngu i shegës është cilësuar si lëngu më i mirë për shëndetin e zemrës. Ai mbron zemrën dhe arteriet.
Disa nga benefitet e tjera që ka lëngu i shegës është edhe përmirësimi i memories, është i pasur me vitamina, si dhe i mirë për shtypjen e gjakut. /Koha/Katror.info
















