Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni ushtarake Komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneral Metin Tokel.
Gjatë takimit, gjeneral Jashari e uroi homologun turk për emërimin e tij në krye të Forcave Tokësore të Turqisë dhe e falënderoi për vizitën në Republikën e Kosovës. Të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, duke theksuar rëndësinë e trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta që kanë ndikuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.
Gjenerali Tokel rikonfirmoi përkushtimin e Turqisë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin ushtarak me Kosovën, duke vlerësuar lartë profesionalizmin dhe progresin e FSK-së.
Në përmbyllje, të dy komandantët u pajtuan për të zgjeruar më tej bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes, me fokus në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe avancimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave./Katror.info











