Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë është përmirësuar pas rritjes së nivelit të ujit në liqenet Badovc dhe Batllavë si pasojë e reshjeve të fundit.
Sipas KRU “Prishtina”, niveli i ujit në Badovc është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit, ndërsa në Batllavë niveli është rritur për 1.4 metra gjatë 48 orëve të fundit.
“Sot situata është përmirësuar dukshëm dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit./Katror.info











