Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez, ka publikuar letrën e marrë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në të cilën, sipas tij, ai konfirmon se nuk planifikon të transferojë mjetet për Radio Televizionin e Kosovës.
“Ai s’e ka ndërmend t’i transferojë fondet e nevojshme për RTK-në, ashtu sikurse edhe në muajin gusht. Ai ende nuk ka shpjeguar pse atëherë ishte i ligjshëm transferimi i mjeteve për paga, ndërsa tani pretendon se nuk është”, ka shkruar Gutiérrez.
Gutiérrez i ka bërë thirrje Kurtit që të “ndalë së politizuari më tej transmetuesin publik dhe të sigurojë menjëherë pagat e RTK-së” sepse “askush nuk duhet të luajë me mirëqenien e 700 punonjësve dhe familjeve të tyre”./AP/Katror.info











