Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi.
Xhudistja jonë shënoi tri fitore, një tjetër e kaloi pa luftë, ndërsa një humbje e pësoi në çerekfinale, kategoria -63 kg.
“I urojmë shumë fat Laurës në luftën për të bronztën, që do të ishte medalja e parë e saj në Kampionat Botëror”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës./Katror.info