Që ta nisësh javën me humor të mirë, mjafton që të hënën ta bësh të premte. Nuk ka rëndësi fare se sa punë kemi për të bërë si fillimjave që është, sensi i humorit është diçka që varet krejtësisht nga gjendja jonë mentale. Çfarë duhet të bësh janë gjëra të thjeshta fare.
Pika e parë për sot iku se duhet ta kishe bërë dje në mbrëmje, po mbaje mend për javën tjetër. Dil të dielën në darkë dhe kthehu vonë në shtëpi. Nuk është e thënë të kthehesh shpejt se do shkosh nesër në punë e duhet të bëhesh gati, shkruan Galmour.
Zakonisht ndjen stresin që të hënë të shkosh pak më shpejt në punë për të vënë javën para. Ajo që duhet të bësh është e kundërta. S`po themi të shkosh vonë, por mos shko as shpejt. Nëse do ta vije alarmin në orën 8:30, vëre në 8.
Organizohu për të hënën mbrëma. Dil, fto miq, thjesht argëtohu si të ishte e premte.
E ke shkelur dietën dhe të ngrënin e shëndetshëm në fundjavë. Po bëje një sakrificë edhe të hënën. Bëja qejfin vetes!/Katror.info