katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor
    2 hours ago
    Moti sot me vranësira dhe reshje shiu
    2 hours ago
    Policia e Kosovës me plan operativ për sigurinë e balotazhit të 9 nëntorit
    19 hours ago
    KQZ: Më 8 nëntor përmbyllet periudha e votimit jashtë Kosovës
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Venera Berisha Muharremi ndër tre ligjëruesit kryesorë në konferencën botërore për Diabet e Endokrinologji në Dubai
    16 hours ago
    “Odiseja e Gëzimit” shfaqet në IFFI Goa International Film Festival
    20 hours ago
    Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në
    22 hours ago
    Australia shpërndan energji diellore falas për qytetarët
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çmimet Grammy: Pretendentët dhe surprizat e nominimeve të këtij viti
    2 hours ago
    Bordi i Tesla i thotë ‘PO’ pagesës 1 trilion dollarë për Elon Musk
    20 hours ago
    Restaurohet portreti i parë i Ismail Kadaresë
    20 hours ago
    Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    4 days ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    3 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    2 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    4 days ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kopenhaga, qyteti që e bëri jazzin pjesë të identitetit të saj
    5 days ago
    Ferma e Vermontit e pushtuar nga Golden Retrievers
    24 hours ago
    Pse fotografimi i Kullës Eiffel natën shkel ligjin e të drejtës së autorit!
    23 hours ago
    Vanuatu: Zyra postare e vetme nën ujë në botë
    23 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ëmbëlsia e akulloreve kthen çiftin nga Firence në Shkodër
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Ëmbëlsia e akulloreve kthen çiftin nga Firence në Shkodër

Last updated: 15/07/2024 7:56 AM
152 Shikime
Shpërndaje
Martin Gjoni dhe Haidi Kastrati, dy të rinjtë e kthyer nga Firence e Italisë në Shkodër | Foto: Radio Evropa e Lire

Pasioni për gatimin i bashkoi në Itali Martinin dhe Haidin. Bashkë me dëshirën “për t’u kthyer aty ku i thërret gjaku”, ky pasion i çoi ata në Shkodër – qytetin verior të Shqipërisë – ku, para dy javësh, hapën edhe biznesin e tyre me akullore.

Dy të rinjtë janë ndër të rrallët që lënë Evropën për t’u kthyer në Shqipëri.

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë që u publikuan në fund të qershorit, treguan se, në dekadën e fundit, nga Shqipëria ishin larguar rreth 300 mijë të rinj, të moshës 15-39 vjeçe, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje nga jashtë e biznesit të Martinit dhe Haidit pranë Pedonales në Shkodër.

Mundesh me e lexu edhe…

Martin Gjoni dhe Haidi Kastrati tregojnë për Radion Evropa e Lirë se akullorja që shijonin çdo ditë në Firence të Italisë, u bë shkëndija e parë që do t’i kthente në Shkodër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Dilnim çdo ditë për akullore në qytetin ku jetonim, në Firence, dhe Haidi gjithnjë thoshte se do të dëshironte që ta shijonim këtë akullore së bashku në Shkodër. Kështu, lindi edhe ideja që jo vetëm të shijonim akullore kur të vinim në qytetin e lindjes së Haidit, por edhe të mendonim seriozisht që ne ta ofronim atë”, tregon Martini.

Ai thotë se është njohur me Haidin gjatë një kursi të gatimit në Firence – aty ku mësuan edhe si të përgatisnin akullore dhe produkte pastiçerie.

Akulloret m’Kanda

Ëmbëlsia e gatimeve i takoi, e po ajo i ktheu në vendlindjen e Haidit.

“Edhe pse unë jam nga Lezha, më pëlqen vendlindja e nuses”, thotë Martini.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Shkodra më kujton Firencen, më kujton në shumë gjëra Italinë, vendin ku jam rritur. Ne u kthyem në kohën e pandemisë COVID-19 dhe atëherë vendosëm që shumë shpejt të nisnim ta realizonim ëndrrën tonë”, thotë 28-vjeçari.

Ai u largua nga Shqipëria, bashkë me familjen, kur ishte vetëm 3 vjeç, ndërsa Haidi, 27 vjeçe, iku në Itali pesë vjet më parë.

Të dy u kthyen për të bërë realitet atë që kishte qenë ëndërr e tyre për një kohë të gjatë: për të sjellë akulloren italiane, por në një version tjetër, të përshtatur me shijet e produkteve të zonës së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Vështirësitë pas kthimit në atdhe

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dy të rinjtë thonë se kthimi në atdhe dhe nisja e punës për të realizuar ëndrrën e tyre nuk ishin gjëra të lehta.

Tregojnë se kanë pasur vështirësi për të gjetur “ambientin e duhur”, për shkak të një “kulture tjetër të punës” nga ajo me të cilën ishin mësuar në Itali.

Klientë duke shijuar akulloret m’Kanda.

Thonë se shpesh janë përballur me “mungesë korrektësie” e “vonesa”. Edhe pse u përpoqën të siguronin fonde për ngritjen e biznesit, nuk ia dolën. Ndihmë dhe mbështetje thonë se kanë pasur vetëm nga familjet e tyre.

Por, të gjitha ia kanë vlejtur, thotë çifti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Akullore italiane me shije shqiptare

Emërtimi që kanë zgjedhur për biznesin e tyre është i veçantë: “m-Kanda”. Në Shkodër, nëse dikush të fton për akullore, nuk të pyet “a do të pëlqente një akullore”, por me gjuhen dialektore “a ta ka anda”. Dhe nga kjo doli edhe emri i biznesit.

“Risi janë akulloret vegane. Ndër 20 shije që kemi, 14 prej tyre janë vegane”, thotë Martini.

“Turistët i kërkojnë shumë ato dhe na vjen mirë kur klientët kthehen edhe brenda ditës për t’i riprovuar akulloret”, shton ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Haidi tregon se e veçanta e akulloreve të tyre qëndron edhe në diçka tjetër.

“Ne nuk përdorim ngjyrues apo esencë… Ngjyra që kanë akulloret, lidhet vetëm me frutën me të cilën përgatitet, por jo me ngjyrues apo diçka tjetër të dëmshme për shëndetin”, thotë Haidi.

E, një tjetër shije e veçantë është akullorja që Martini e quan ‘akullorja e gjyshit’.

“E kam krijuar një shije të veçantë për të kujtuar në mënyrë simpatike gjyshin tim që nuk jeton më. Akullore që ka në përbërje kafe e raki. Më kujton gjyshin, që çdo mëngjes pinte kafe të shoqëruar me një gotë raki”, thotë i riu, i diplomuar në një shkollë hotelerie në Itali.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndihmë për fermerët e zonës

Martini dhe Haidi me biznesin e tyre ndihmojnë edhe fermerët e rrethinave të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe për t’i shitur produktet e tyre.

“Prej tyre blejmë qumështin e freskët, frutat që ata kultivojnë, si: pjeshkë, qershi, boronicë etj. Gjithashtu edhe produktet që na duhen për të bërë kaushin”, thotë Martini.

Duke iu referuar shprehjes shkodrane: “Me kenë shkodran tana i ban”, dy të rinjtë kanë zgjedhur që kaushët t’i bëjnë vetë në mënyrë artizanale, ndryshe nga shumë biznese të tjera të akulloreve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa Martini merret me përgatitjen e kaushëve dhe akulloreve, me të cilat eksperimenton shije të ndryshme, Haidi është ajo që menaxhon biznesin.

“Unë kam studiuar për kulinari, por nga ana tjetër kam aftësi edhe për t’i menaxhuar rrjetet sociale. Kështu që veç menaxhimit të punës që lidhet me bazën materiale, kujdesem ta pasqyroj në rrjetet sociale edhe punën që ne bëjmë dhe produktin që ofrojmë”, thotë Haidi për Radion Evropa e Lirë.

“Guri i rëndë peshon në vend të vet”

Për bashkëmoshatarët, çifti ka një këshillë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Aftësohuni në atë që keni dëshirë dhe kthehuni ta ushtroni pasionin në vendin tuaj”, thonë ata.

“Ne e kemi pasur mundësinë të jetojmë në Itali apo në çdo vend tjetër të botës, por kemi vendosur të kthehemi, sepse është një thirrje e brendshme që të ngacmon gjithnjë për t’u kthyer”, thotë Martini.

“Edhe ne jemi frymëzuar nga të tjerë të rinj, siç janë Altin Prenga dhe vëllai i tij, që lanë Italinë dhe erdhën e ngritën agrobiznesin e tyre në Fishtë të Lezhës, apo Marjana Koçeku, e njohur si neomalësorja që u kthye në kullën e vjetër të familjes së saj”, thotë Martini.

Ai dhe Haidi shpresojnë që një ditë të bëhen vetë ata frymëzim i dikujt.

“Është e vërtetë ajo fjala jonë e urtë popullore: Guri i rëndë peshon në vendin e tij”, thotë Martini, i cili 24 vjet jetoi në Itali dhe shqipen e mësoi vetëm katër vjet më parë./Radio Evropa e Lirë

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Trainkos njofton studentët për ulje prej 50 për qind në biletat e trenit
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    David Beckahm shpallet kalorës nga Mbreti Charles
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
TAGGED:akulloreBiznesiInvestimeItaliapeopleShkoderStorie suksesite rinjtetopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Rolling Stones 5 fakte për “Don’t Start Now” të Dua Lipës
Artikulli i ardhshëm Giorgia Meloni dhe reagimet funny të saj të përmbledhura nga Politico

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Çmimet Grammy: Pretendentët dhe surprizat e nominimeve të këtij viti

10 Shikime
People

Bordi i Tesla i thotë ‘PO’ pagesës 1 trilion dollarë për Elon Musk

5 Shikime
People

Restaurohet portreti i parë i Ismail Kadaresë

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?