katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    KQZ de-certifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale
    7 hours ago
    Sorensen: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm
    9 hours ago
    Oda Amerikane diskuton tarifat 0% për mallrat amerikane
    11 hours ago
    Si është situata me zjarret në Kosovë?
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues
    3 hours ago
    Transfuzioni i Gjakut realizon aksione të dhurimit të gjakut
    4 hours ago
    Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem i bashkohen Shoqatës së parë Vullnetare për Zjarrfikje
    10 hours ago
    Hapet sot pika grumbulluese për pemët e imëta në Gjilan
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Robert De Niro zbulon aktorët dhe filmat e tij të preferuar
    9 hours ago
    Festivali i Këngës i RTK-së mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    11 hours ago
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    1 day ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    6 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    1 week ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    4 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    5 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lumi i Shalës, mrekulli për vizitorët e huaj
    6 hours ago
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    1 day ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rekomandimet e Suzanne Podcast çka me pa, përjetu, lexu, dëgju, hangër e zbukuru këtë javë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Rekomandimet e Suzanne Podcast çka me pa, përjetu, lexu, dëgju, hangër e zbukuru këtë javë?

Last updated: 19/08/2024 11:41 AM
188 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast

Vera kadal-dale po i numron ditët e fundit të llejzinesit veror, mediat tjera janë të mbushuna me drama politike e sociale ama për shëndetin mental e inspirimin kreativ, na ju sjellim plot rekomandime nga muzika, teatri, gazetaria e gastronomia. Nëse jeni të disponum për pak hulumtim urban, netë të trenta dhe me shpenzu pak para për bizhuteri origjinale kosovare dhe ushqim organik edhe ma kosovar, ja ku është Monday Marks për javën e 19 gushtit, shkruan Suzanne Podcast, në webin e saj.

Me dëgju: “Mitrovica International Jazz Days”, Mitrovicë

Mitrovica, ndoshta s’e keni dijtë është qyteti me jazz bendin e parë në Kosovë – falë menaxherave anglezë të minierave, qe kanë sjellë jazzin, pishinën e parë the fushat e para të tenisit, që para Luftës së Dytë Botërore. Edhe në dekadat e mavonshme, Mitrovica ka qenë burim i vërtetë i muzikës jazz dhe rock. Në vitet e fundit e ka edhe jazz festivalin ma të madh ndërkombëtar në Kosovë. Sivjet “Ditët e jazzit ndërkombëtar” po sjell performanca, punëtori jazzi, terapi shëruese muzikore (me organizatën e Down Syndrome Kosova) si dhe sesionet Jazz4Kids që e shpërfaqin bukurinë e muzikës jazz për më të vegjëlit. Lineupi ka mysafirë të shkëlqyeshëm, prej Gunhild Carling legjendare, deri te Francesca Tandoi Trio, Veda Bartringer e plot tjerë. Drejtoresha e festivalit Rona Nishliu me ekip e ka kriju një platformë të bukur, të zëshme dhe inspiruese. So let’s meet in Mitro!

Mundesh me e lexu edhe…

Me përjetu: “Sharrë”, Rugovë/Pejë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Krejt vera ka pas mysafirë dhe ngjarje me muzikë elektronike, edhe kjo javë po sjelle diçka të re për adhuruesit e elektros. Në lokacionin e njohur si Sharrë te malet e Rugovës, një lineup prej LUK, Florent V, Secret47 dhe Nart, premtojnë një kombinim të mirë prej house e deri n’techno, sipas organizatorëve “prej perëndimit deri në lindje”. I tërë eventi po duket paksa misterioz me pak informata, po lokacioni i papërpunum dhe natyra e Rugovës premtojnë eksperiencë unike.

Me dëgju: Singli “Sweet Lies” nga Qëndresa

Njana prej kangëtarëve qe na n’Suzanne e kena dëgju non-stop, pa-ja-da, është Qëndresa prej nga Londra. Qendresën e kemi njoftu sidomos gjatë viteve të COVID-it kur ishte prezente në Prishtinën e gjysëm-mbyllun, gjysëm-çelun me një prezencë rrezatuese. Kangën “Don’t stop” e kena pas në repeat, e tash ka dal me singlin ma të ri, “Sweet Lies”. Qëndresa është këngëtare e super sofistikume; edhe produksionin e ka gjithmonë të smutë (vetë i bën tekstet dhe production); edhe gigat nëpër botë i ka në lokacione super tempting. E ka një playlistë të çartë në NTS Radion e famshme, por muzika e saj është downtempo, me vibes të tetëdhjetave, me elektronikë dhe funk tepër mirë të kombinume, është qajo për të cilën gjithmonë e mirëpresim.

Duhemi pak me përshkru edhe videon: Çka na ka pëlqy në videon e kangës “Sweet Lies” osht Kosova që duket si një super-retro-loving vend, super nostalgjik (xhirimet janë të bome në KS). Në një skenë të spotit, Qëndresa prej një retro taxi, me veshjet e super dizajnerës kosovare që vepron në Zurich, Flaka Jahaj, me thonjtë sick tu e përzi çajin, prej super artistës Matale. Kështë që kanga e Qendresës është edhe burim i super referencave estetike me krejt këta njerëz kreativ të involvum, me një aterim n’Prishtinë. Qëndresa, hajde ma shpesh!

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Bllok party për përvjetorin e Posht’ & Lavjerr’s, Prishtinë

Për hapësinën Lavjerr’s kemi shkru edhe ma herët. Lokacioni mrapa Muzeut Kombëtar shërben si hapësinë punuese, por edhe pikë kreative, sidomos kur kombinohet me cocktail barin Posht’, që është biznes simotër. Këtë javë edhe Lavjerr’si dhe Posht’ po e festojnë një vit pune me një program prej 5 pasdite deri 5 mëngjez me krejt neo-yjet e qytetit, prej La Fazanit, Elsa Malës, Zwada e Sahati e deri te Eramah, Natelau, Kejsi, Ksenark, Tuana… Sounds good with these good sounds.

Me lexu: “In Kosovo, techno is a symbol of resilience”, Conde Nast Traveller

Botuesi Condé Nast është një nga shtëpijat më të mëdha botuese në botë, me revista të njohura si Vogue, The New Yorker, GQ, Vanity Fair, Wired si dhe Conde Nast Traveller. Mu te kjo revista e fundit doli një artikull i gjatë me plot informata dhe lavdata për skenën e muzikës elektronike në Kosovë. Autorja Lale Arikoglu ka shkru për krejt skenën duke e lartësuar punën e DJ’ve clubave dhe organizatorëve që e kanë bo Kosovën të njoftun botërisht. Në artikull përmenden, nëse jo bash krejt skena elektronike, atëhere së paku pjesa dërrmuese që është aktive sot, prej Patrik Ukiqit e Loo Lumezit dhe Servisit, deri te Zone, prej Spray k’tyne herë e deri te kolektivat e rinj Bijat, e Bliss Bliss Bliss, prej Dukagjin Lipës dhe Sunny Hillit si aktor masiv festivalesh masive – e deri te Rina Meta si trendsetere keen e skenës. Ja vlenë të lexohet krejt shkrimi edhe si një përmbledhje se çfar roli ka pasë skena elektronike në krijimin e identitetit të shtetit dhe ndjenjes së lirisë. Duken fjalë të mëdha këto, ama edhe partyt i kena pas të mëdha krejt këto vjet të pasluftës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

M’u zbukuru: Helios Jewelry, Prishtinë

S’kemi shkru shumë për modë, aksesorë e kozmetikë ama kena vendosë me ja nisë, se koxha biznese të vockëla, të mesme e pak ma të mëdha nga Kosova janë tu bo bum, duke kriju një pejsazh të madh të kreativitetit.

Dizajnerja e bizhuterive Sara Misini e ka brendin Helios me punime vetanake të arit, argjendit dhe perlave (me sub-brandin Gaia me punime nga porcelani/dheu). Dizajni kontemporan, sipas Sarës “inspirimin e marr nga natyra dhe materialet qe gjenden ne natyre. Helios përdor materiale dhe forma natyrale në bizhuteritë e mija, si guacat, koralet dhe perlat, dukë përmbushur më tej trashëgiminë e Zotit të Diellit, sepse këto elemente gjenden në pjesë të tokës ku mbizotron dielli.” Kështu këto bizhu, që origjinën e kanë prej rrëfimeve e legjendave antike (emni Helios personifikon Diellin), po vijnë te na të marume nga punishtja e Sarës prandaj edhe po ju rekomandojmë t’ja hidhni një sy sepse koleksionet e saj kanë koxha diversitet.

Me pa: Shfaqja “Babai dhe babai”, K’tu Fest, Strugë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Festivali “K’tu Fest”, mbahet tash e 11 vite në Strugë. Neve s’na ra (n’mend) me shkru ma herët për këtë seri ngjarjes por sot (e hane 19 gusht) nëse jeni afër, mundeni me pa shfaqjen “Babai dhe Babai” të Jeton Nezirajt, me regjisor Kushtrim Koliqi e me aktorët Ilire Vince, Bujar Ahmeti e Kosovare Krasniqi., ndërsa në Strugë shfaqjen e ka sjellë organizata e njoftun Integra.

Eshtë një copë teatrale që në shikim të parë doket dramë e zakonshme e një jete të zakonshme të një familje të zakonshme, por shumë shpejt shpaloset ngjarja që është gjithcka pos e zakonshme për një plagë të pashërume familjare. Shfaqja ka fitu plot çmime në festivale teatrale, kështu që ja vlen të shikohet. E na premtojmë që vitin e ardhshëm e mbulojmë K’tu-në në tansi.

Me hangër: Sos domatesh organike “Lisocka”

Besnik Huruglica, në Prishtinë i njoftun me nickun Glica, osht një karakter i qytetit që e njohin i madh e i vogël. Ka pasë edhe lokale dhe nisma të ndryshme biznesi por, mu sikurse mysafirja e podkastit tonë Jeta Deva, edhe Glica ka vendosë me hulumtu oportunitete të jetës e punës nga qyteti në fshat. Glica e ka themelu një fermë organike ku osht ka prodhon prej kërpurdhave, mjedrrave e deri te domatet e sallatat. Tash EkoFarm Lisocka ka dalë edhe me produktet e parë për treg pak ma t’madh, përfshi një sos tepër të shijshëm domatesh organike me brendin “Lisocka”. Që thotë Glica, “When life gives you tomatoes, stuff them!”.

Marrë nga Suzanne Podcast.

/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A do të ketë iPhone 18 një buton më pak?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” merr mirënjohje të veçantë në Festivalin e Filmit në Sarajevë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Si ndikon vitamina D në sistemin imunitar?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Fenomen i rrallë në qiell, ‘Hëna e zezë’ do të shfaqet këtë fundjavë
TAGGED:Babai dhe BabaiConde Nast TravellerjewelriesK'tu festlajme të miramitrovica international jazz daypodcasttop1tophome2turshiat

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Eva Buzo ia del! Arrin me not nga Italia në Shqipëri
Artikulli i ardhshëm Shitet në ankand kapela nga “Temple of Doom” e Indiana Jones

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues

23 Shikime
Lajme të mira

Transfuzioni i Gjakut realizon aksione të dhurimit të gjakut

22 Shikime
Lajme të mira

Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem i bashkohen Shoqatës së parë Vullnetare për Zjarrfikje

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?