Sezoni vjeshtor s’ka se si të fillonte pa një këngë të re nga këngëtarja shumë e dashur Kida.
Kësaj radhe Kida po vjen me një solo dhe këngën e ka titulluar “Ma Lujte”
Kida është e njohur si këngëtare që mban lidhje të mira me të gjithë artistët e estradës, ndaj edhe shumica e këngëve gjatë verës i kishte bashkëpunime.

Në një klip që këngëtarja ndau me fansat, ajo shfaqet mjaft sensuale, e mbuluar me lule dhe me një ambient plot ngjyra.
Në postim Kida vendosi mbishkrimin “Ma Lujte” tik tak…” duke nënkuptuar se kënga do të publikohet shumë shpejt./Katror.info