katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Gjithçka që duhet të dini para se të shkoni në Festivalin Sunny Hill
    17 minutes ago
    FKEE me punëtori rreth programeve për efiçiencë të energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme
    1 hour ago
    Promovohen librat e autorëve të mërgatës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
    1 hour ago
    Osmani pas heqjes së tarifave: Kosova, partner i besueshëm i SHBA
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Udhërrëfyesi i Dua Lipës për të ngrënë, eksploruar dhe dalë në kryeqytetin e Kosovës
    13 minutes ago
    Nga Mirashi në treg – Si Sherife Lohaj po transformon bujqësinë me pasion dhe teknologji?
    2 hours ago
    Vajzat e korit “Okarina” e mirëpresin Dua Lipën në Presidencë me “Levitating”
    3 hours ago
    KRU Mitrovica zgjerohen shërbimet në veri, shpallen 121 vende pune
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Rame Lahaj and Friends” nesër mbrëma para publikut në Prishtinë
    3 hours ago
    ‘Jul Cezari’ ngjitet në skenën e Splitit nën regjinë e Qëndrim Rijanit
    7 hours ago
    Prishtina pulson me Dua Lipën në pritje të shpërthimit në “Sunny Hill”
    4 hours ago
    Anita Rachvelishvili – një nga zërat më të mëdhenj të operës botërore në RLIOF
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    4 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    4 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    6 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    2 days ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    5 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    1 day ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    6 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    1 week ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Hava Maloku, e vetmja kosovare që punon në LinkedIn
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Hava Maloku, e vetmja kosovare që punon në LinkedIn

Last updated: 28/11/2022 11:37 AM
382 Shikime
Shpërndaje
Foto: Buletini Ekonomik
Foto: Buletini Ekonomik

Ëndrrat e saj nuk dinin kufi. Hava Maloku gjithmonë ka pasur ambicie për të punuar në kompani të mëdha, por nuk e ka menduar se do të gjejë punë në një kompani gjigante si LinkedIn.

Në fakt, duke siguruar këtë vend pune, Maloku është e vetmja shqiptare që punon në rrjetin më të madh profesional në internet.

E lindur dhe e rritur në Prishtinë, Maloku, pas përfundimit të arsimit fillor dhe të mesëm, fitoi një bursë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, rrugëtimi i saj në fushën akademike ka qenë i gjatë, shkruan Atlantiku.

Mundesh me e lexu edhe…

Udhërrëfyesi i Dua Lipës për të ngrënë, eksploruar dhe dalë në kryeqytetin e Kosovës

“Shkollimin fillor dhe të mesëm e kam kryer në Prishtinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme fitova një bursë për të studiuar në “Graceland University” me vendndodhje në Iowa, SHBA. Për tre vjet kam kryer dy drejtime në fakultet: Marrëdhënie Biznesi dhe Biznes Ndërkombëtar me orientim në Teknologji Informative. Për studimet master vendosa të ndryshoj vendbanimin dhe të shkoj diku me një perspektivë më të madhe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dilema ishte mes Nju Jorkut apo San Franciskos, pasi isha pranuar në universitetet e të dy qyteteve. Vendosa të shkoj në San Francisko edhe pse nuk e kisha vizituar kurrë, por Silicon Valley sapo kishte filluar të bëhej kështu që mendova se ishte një mundësi e mirë të isha atje. Mbarova Masterin në Biznes dhe Administrim (MBA) në Universitetin e San Franciskos “dhe pasi e mbarova, fillova të punoj në San Francisko. Ndërkohë kam mbaruar edhe doktoraturën në “Golden Gate University” në drejtimin e Marketingut”, thotë ajo.

Megjithatë, për të realizuar ëndrrat e saj, Maloku ka punuar vazhdimisht. Për Atlantiku, Maloku thotë se puna dhe ëndrrat kanë ecur paralel me njëra-tjetrën.

Foto: Atlantiku

“Gjithmonë kam pasur ëndrra të mëdha. Sigurisht, nuk e mendoja se do të punoja në LinkedIn, por ëndërroja që do të punoja në një kompani të madhe. Megjithatë, edhe një ëndërr pa punë nuk vlen. Të dy shkojnë paralelisht me njëri-tjetrin Amerikanët kanë një shprehje ku thonë ” synoni për hënën dhe nëse ju mungon do të jeni përsëri mes yjeve ” që do të thotë nëse synoni diçka, edhe nëse nuk e arrini, ju. Do të jeni akoma diku më mirë se ku keni filluar. deklaron më tej Maloku.

Megjithatë, cili është roli i Hava Malokut në kompaninë LinkedIn?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Unë menaxhoj produktin më të madh në LinkedIn, LinkedIn Premium. Me fjalë të tjera, unë menaxhoj marketingun në internet përmes postës elektronike dhe faqeve të internetit për Linkedin Premium. Premium është një produkt me pagesë (29,99 dollarë në muaj) që shtohet në profil dhe si rezultat anëtari premium ka akses në LinkedIn Learning ku mund të marrë mësime online duke marrë parasysh bibliotekën me më shumë se 15,000 klasa. Roli që kam është shumë i përgjegjshëm, vetëm në një javë kam dërguar mbi 130 milionë email për anëtarët. Që do të thotë se duhet pasur kujdes maksimal që çdo gjë të jetë korrekte sepse ndikon në të gjithë imazhin e kompanisë”, shpjegon Hava Maloku.

Meqenëse është pjesë e kësaj kompanie, Maloku ka shfaqur interesimin e kosovarëve për përdorimin e rrjetit social, LinkedIn, i cili është gjithnjë në rritje. Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Në fillim të kësaj platforme nuk kishte asnjë shqiptar që e përdorte.

“Të rinjtë kosovarë kanë filluar ta përdorin më shumë këtë rrjet social, sidomos vitet e fundit. E di që kur krijova profilin tim në 2008, nuk kishte fare shqiptarë në platformë. Fillimisht, shqiptarët në diasporë kanë filluar dalëngadalë të shtohen dhe prej atëherë edhe ata në Kosovë. Por sidomos vitet e fundit, mendoj se janë ndërgjegjësuar shumë për përfitimet e të qenit pjesë e platformës. Duke pasur parasysh që numri i përdoruesve është rritur, kam parë që ata japin rekomandime edhe në gjuhën angleze në mënyrë që të gjithë anëtarët ta kuptojnë platformën. Kjo është për t’u duartrokitur.”

Maloku thotë se të rinjtë në Kosovë janë të aftë për tregun ndërkombëtar, prandaj është e rëndësishme që të përdoret LinkedIn për t’i hapur dyert kompanive ndërkombëtare. Hava Maloku e mbyll intervistën për Atlantikun me një mesazh për të rinjtë kosovarë: vendosni vetes synime të larta në jetë, zhvilloni kontakte profesionale apo sociale dhe ecni me kohën./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Vetitë e mahnitshme shëndetësore të pjeprit!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Lind foshnja në SHBA nga një embrion që ishte ngrirë 30 vjet më parë, rekord i ri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zhvillohet sistemi robotik që mund t’ju përgatisë një vakt!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova heq tarifën ndaj produkteve nga SHBA-ja
TAGGED:lajme të miraLinkedinpeopletop1tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: The Olive Oil Konsumimi i vajit të ullirit shton jetëgjatësinë, thotë studimi
Artikulli i ardhshëm Kënga shqipe “Xhamadani Vija-Vija” është kompozu vetëm për 4 orë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Udhërrëfyesi i Dua Lipës për të ngrënë, eksploruar dhe dalë në kryeqytetin e Kosovës

3 Shikime
Lajme të mira

Nga Mirashi në treg – Si Sherife Lohaj po transformon bujqësinë me pasion dhe teknologji?

5 Shikime
Lajme të mira

Vajzat e korit “Okarina” e mirëpresin Dua Lipën në Presidencë me “Levitating”

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?