katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria mirëpret liderët e 13 shteteve në Ministerialin e Evropës Juglindore
    2 hours ago
    KQZ: Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë
    2 hours ago
    Java nis me diell dhe temperatura deri në 29°C
    2 hours ago
    Mbyllet Panairi i Librit `Prishtina 2025`
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një shekull histori, Trepça ekspozon 500 kristale në Prishtinë
    1 hour ago
    Mbi 500 vende shtesë këtë vit akademik në UP
    14 hours ago
    BE rrit mbështetjen për hekurudhat shqiptare
    1 day ago
    17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Tranjerja gjermane që po ringjall traditën e kalërimit në Kosovë
    1 hour ago
    Albania Guitar Festival sjell në Tiranë emra të muzikës klasike nga e gjithë Evropa
    2 hours ago
    Shkodra Elektronike hap sonte edicionin e 13-të të FemArt
    2 hours ago
    James Brown, nga vallëzimi në rrugët e qytetit deri te fama botërore
    15 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 days ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    5 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    7 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 days ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    4 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    2 weeks ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    5 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    2 weeks ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Si ndikojnë mbi klimën fluturimet e liderëve me avionë privatë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Si ndikojnë mbi klimën fluturimet e liderëve me avionë privatë?

Last updated: 18/01/2023 7:55 AM
112 Shikime
Shpërndaje
FOTO: boomerandecho

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, liderët politikë dhe të biznesit do të takohen në resortin zviceran të Davosit, ku në agjendë janë çështje nga paqëndrueshmëria gjeopolitike deri te ndryshimet klimatike.

Megjithatë, teksa ata kërkojnë konsensus dhe zgjidhje për sfidat globale, aktivistët mjedisorë argumentojnë se aranzhimet e tyre të udhëtimit mund të rezultojnë më të rëndësishme – pasi qindra pjesëmarrës kanë vendosur të udhëtojnë me avionë privatë me ndotje të lartë.

Gjatë ngjarjes njëjavore të vitit të kaluar 1.040 avionë privatë fluturuan brenda dhe jashtë aeroporteve që shërbenin në Davos, tregon një raport i porositur nga Greenpeace.

Mundesh me e lexu edhe…

Një shekull histori, Trepça ekspozon 500 kristale në Prishtinë

Liderët e Ballkanit zotohen për forcim të bashkëpunimit rajonal

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Forumi Ekonomik Botëror mbahet me prezencë në maj

“Për një forum ku njerëzit në të vërtetë pretendojnë se zgjidhin çështjet e klimës… duket mjaft hipokrite”, tha Klara Maria Schenk, aktiviste e Greenpeace Europe.

Por, nuk është vetëm Davos. Përdorimi i avionëve privatë nga super të pasurit dhe udhëheqësit politikë po nxit gjithnjë e më shumë zemërimin e publikut.

Ylli i popit, Taylor Swift, është përballur me kritika për zakonet e saj të udhëtimit me avion, ndërsa kryeministri britanik, Rishi Sunak, kohët e fundit u kritikua për një fluturim 36-minutësh brenda në Angli.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pra, cili është ndikimi i avionëve privatë në mjedis dhe çfarë mendojnë ekspertët si përgjigje?

Një avion privat mund të lëshojë dy tonë dioksid karboni brenda një ore – që është e barabartë me disa muaj të emetimeve mesatare të gazrave serrë të një personi në Bashkimin Evropian, sipas OJQ-së Evropiane Transport & Mjedis (T&E), shkruan Zëri i Amerikës.

Sipas të dhënave të T&E-së, avionët privatë janë 5 deri në 14 herë më ndotës se avionët komercialë për pasagjerë, dhe 50 herë më shumë se hekurudhat me shpejtësi të lartë.

“Nëse e ndani atë sipas pasagjerëve dhe kilometrave, është në fakt mënyra më ndotëse për të udhëtuar”, tha aktivistja e Greenpeace në një intervistë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vitin e kaluar në Davos më shumë se gjysma e fluturimeve kaluan më pak se 750 km, dhe fluturimi më i shkurtër i regjistruar ishte vetëm 21 km, zbuloi hulumtimi i Greenpeace.

“Shumë nga këto fluturime do të zëvendësoheshin me disa orë udhëtim me tren”, shtoi Schenk.

Sektori i aviacionit përbën rreth 2.8 për qind të emetimeve globale të dioksidit të karbonit (CO2). Ndërsa ky raport duket relativisht i vogël, ekspertët tregojnë për ndikimin e madh të shkaktuar nga një numër i vogël njerëzish.

Vetëm 1 për qind e popullsisë globale është përgjegjëse për 50 për qind të CO2 të emetuar nga aviacioni komercial, sipas një studimi të vitit 2020 në revistën Global Environmental Change.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Fluturuesit e shpeshtë dhe përdoruesit e avionëve privatë janë deri tani shkelësit më të këqij kur bëhet fjalë për emetimet e aviacionit”, tha Denise Auclair, menaxhere e fushatës së udhëtimit në T&E.

Pavarësisht shqetësimeve për ndikimin e tyre në klimë, avionët privatë janë bërë gjithnjë e më të popullarizuar vitet e fundit.

Ndërsa të famshëm amerikanë si ylli i medias, Kylie Jenner, e pronari i Twitterit, Elon Musk, kanë marrë vëmendje me fluturimet e tyre private të publikuara në mediat sociale, trendi po bëhet gjithashtu edhe më i zakonshëm në udhëtimet e biznesit.

Udhëtimi me avion privat “filloi të lulëzonte” gjatë pandemisë COVID-19, kur shumica e fluturimeve komerciale u ndaluan, tha Schenk nga Greenpeace.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ndërsa ne ishim ulur në shtëpi, këta njerëz fluturuan me avionët e tyre privatë”, tha ajo.

Në Shtetet e Bashkuara, avionët e biznesit privat tani përbëjnë një të katërtën e të gjitha fluturimeve, afërsisht dyfishin e përqindjes së tyre para pandemisë, sipas WINGX.

Industria e linjave ajrore ka thënë se karburantet e qëndrueshme të aviacionit mund ta ndihmojnë atë të arrijë zero emetim deri në vitin 2050. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) thotë se këto lëndë djegëse mund të reduktojnë emetimet deri në 80 për qind gjatë ciklit të tyre të jetës në krahasim me karburantin konvencional.

Ndërkohë, linja ajrore si Air Canada dhe kompania amerikane ajrore United Airlines kanë blerë aeroplanë elektrikë të caktuar për udhëtime të shkurtra.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, grupet mjedisore thonë se një rritje e karburanteve të qëndrueshme mund të çojë në shpyllëzim pasi sasi të mëdha toke pastrohen për të rritur kulturat bioenergjetike si vajrat e palmës dhe sojës.

Ekzistojnë, gjithashtu, shqetësime se sa kohë do të duhej që këto lëndë djegëse më të pastra të përdoren në shkallë – të cilat përbënin më pak se 0.1 për qind të karburanteve të aviacionit në vitin 2021, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Duhet t’ia pranojmë vetes… karburantet e qëndrueshme nuk do të na çojnë në rrugën e dekarbonizimit, në të cilën duhet të jemi sot”, tha Auclair nga T&E.

Ajo theksoi se do të nevojitet një kombinim masash për të përshpejtuar reduktimet e emetimeve gjatë dekadës së ardhshme, duke përfshirë një rishikim se çfarë lloj fluturimesh janë vërtet të nevojshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qeveritë në Evropë kanë filluar të eksplorojnë hapa për të reduktuar fluturimet me avion privat dhe për të inkurajuar pasagjerët që të përdorin forma më të pastra transporti.

Në dhjetor, Franca fitoi miratimin nga Komisioni Evropian për të ndaluar linjat e fluturimit me distanca të shkurtra më pak se dy orë e gjysmë, për të cilat ka opsione të drejtpërdrejta hekurudhore.

Ndërkohë, Belgjika do të vendosë taksa të reja për avionët privatë dhe fluturimet me distanca të shkurtra nga prilli.

Auclair tha, gjithashtu, se udhëheqësit e korporatave duhet të përcaktojnë objektiva dhe të krijojnë politika të qarta udhëtimi si pjesë e planeve të tyre klimatike.

“Nëse po thoni si lider se organizata juaj po ndërmerr hapa për të adresuar ndryshimet klimatike, atëherë thjesht nuk ka kuptim që ju të merrni një avion privat në Davos”, tha Auclair. “Duhet të bëhemi seriozë”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Super edicioni i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
TAGGED:avionë privatëFluturimetklimëLider

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Jeep Avenger është makina evropiane e vitit 2023
Artikulli i ardhshëm 6 arsye pse duhet të keni një aplikacion për biznesin tuaj
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Tranjerja gjermane që po ringjall traditën e kalërimit në Kosovë

13 Shikime
People

Albania Guitar Festival sjell në Tiranë emra të muzikës klasike nga e gjithë Evropa

9 Shikime
People

Shkodra Elektronike hap sonte edicionin e 13-të të FemArt

34 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?