Udhëtimi nuk është thjesht largim për relaks dhe ikje nga realiteti, por edhe mënyrë e mirë për një kolazh kujtimesh të paharrueshme jetësore. Disa nga vendet që ia vlen të vizitohen janë:
Safari i Afrikës Lindore
Që pushimi t’i ngjaj ëndrrës Safari i Afrikës Lindore është kryefjala.
Safari i Afrikës Lindore
Pas Big Five, duhet vizituar edhe Rezerva Kombëtare Masai Mara në Kenia dhe asessi të mos anashkalohen fushat e Parkut Kombëtar Serengeti në Tanzani. Përmes këtij korridori të madh ndodh migrimi i 1.5-milion krijesash gjatë korrikut dhe gushtit, por nëse nuk mundeni në atë kohë planifikoni një udhëtim mes janarit dhe marsit kur viçat e egër lindin në Serengetin jugor.
Itinerari i Safarit përfshin ndalesa piktoreske, lojëra, lozha luksoze dhe zakonish edhe një shofer që ju merr në një udhëtim vajtje-ardhje nga Nairobi Kenia se Arusha Tanzani. Vizitorët mund të bëjnë edhe udhëtim me tullumbace me ajër të nxehtë ose të shkojnë në pjesën e Ruandës dhe Ugandës për të parë gorillat malore. Kontinenti i Afrikës ka edhe shumë gjëra të tjera interesante për t’i njoftuar vizitorët me to.
Lundrim drejt Antarktidës
I thonë kontinenti më i ftohtë dhe më armiqësor në planet por Antarktida e akullt zë një vend kryesor në çdo listë dëshirash për udhëtime. Anipse e shtrenjtë, eksplorimi i “Great White Open” është bërë i arritshëm falë një industrie të lundrimit që organizon itinerare një dhe dy javëshe. Gjithsesi, këto janë përgjithësisht të rezervuara një vit më përpara dhe nisin në qytetin më jugor në botës, në ishujt Ushuia të Argjentinës. Pasagjerët zakonisht ndalen në ishujt Falkland, Gjeorgji Jugore, Ishujt Shetland dhe Gadishullin Antarktik. Pas çdo ndalese udhëtarët nisen me një varkë që fryhet-Zodiac për me i soditë kafshët e egra, për me arritë toka në këpucë bore, për të viztu stacionet kërkimore dhe ose për të bërë zhytje polare.
Lundrim në Ishujt Galapagos
Ishujt Galapos të Ekuadorit të cilat së pari u vizituan nga Darwini diku 188 vjet më parë janë shtëpia e disa specieve më unike në botë si: flamengot, pinguinët, luanët e detit dhe breshkat gjigante.
Megjithëse numri i vizitorëve nëpër ishuj është i kufizuar për të mbrojtur peisazhin dhe kafshët.
Rruga historike 66
Route 66 është ndër rrugët më ikonike të vendit që zyrtarisht u çaktivizua më 1986, por udhëtarët ende mund ta ndjekin rrugën e saj origjinale me pak devijime. Ky uhëtim ka të bëjë me qytetet dhe atraksionet amerikane. Ndalni në Route 66 Drive-n e Illnois për të parë filma të stilit të viteve 50’, vizitoni Muzeun Kombëtar të Cowboy e Western Heritage të Oclahoma dhe fermën e çuditshme Cadillac në Teksas.
Përjetimi i eklipsit diellor
Një prej shfaqjeve më të mëdha të natyrës është edhe “Eklipsi i Madh Amerikan”. Megjithëse krejt vendi pa hënën tek mori një pjesë nga dielli vetëm 10 milionë njerëz mundën ta sodisin rrugën e terësisë që shtrihej nga Oregon në Karolinën jugore. Më 20 prill të këtij viti kjo gjë pritet ta ndodhë prapë, prandaj mos e humbisni këtë herë. Ky eklips do të rrugëtojë përmes Meksisës përpara se të kalojë nëpër ShBA, prej Teksasit në Maine, mbi Ujëvarat e Niagarës dhe në Kanada përmes Ontarios në “Tokën e Rigjetur”/ Katror.info