Familja e muzikantes së verbër 13 vjeçare, që ka mahnitur publikun me shkathtësitë e saj ka mbajtur një performancë “jetë-ndryshuese” në Kanalin 4-Pianoja, transmeton BBC.
Lucy i mahiti kalimtarët e stacionit të trenit Leeds në Britani, me mënyrën se si e luajti në piano “Nocturne” të Shopenit. Tashmë pianistja nga Yorkshire dhe tre të tjetrë do të marrin pjesë në finale.
Lucy është autiste dhe ngecjet që i pati në të mësuar i zhvilloi nëpërmjet muzikës. Nëna e saj, tha për këtë përformancë që është një përvojë njëherë në jetë, që asnjëri nga ta nuk do ta harrojë kurrë.

“Jeta jonë ndryshoi, sepse këso lloj ngjarjesh nuk ndodhin zakonisht në jetën tonë”, thotë nëna e saj.
Në këtë garë të pianos, të organizuar nga Claudia Winkleman, do të përzgjedhet pianisti më i mirë amator në Mbretërinë e Bashkuar.
Finalistët e tjerë që patën mundësinë të performojë në festival janë 25 vjeçari Jay nga ishulli i Wigh, 27 vjeçari Sean nga Edingburgh dhe Danny 26 vjeçar nga Manchesteri. Të gjithë këta u bënë të njohur nga performancat e tyre muzikore në pianot publike në disa nga stacionet më të tollovitura të Britanisë/ Katror.Info