Vazhdojmë me pak reagge e pop.
- “The Lazy Song” është kangë nga kantautori amerikan Bruno Mars për albumin e tij debutues në studio Doo-Wops & Hooligans (2010).
- Kanga iu dhurua radiove hit bashkëkohore në Shtetet e Bashkuara më 15 shkurt 2011, si single i tretë i albumit nga Atlantic dhe Elektra.
- Zhvillimi i “The Lazy Song” nisi teksa Mars, Philip Lawrence dhe Ari Levine ishin duke u varur nëpër studio dhe nuk kishin dëshirë të punonin.
Treshja prodhoi kangën nën pseudonimin e tyre, Smeezingtons, dhe e shkroi këngën në bashkëpunim me kantautorin K’naan.
Muzikalisht, “The Lazy Song” është cilësuar si huazim “shumë nga rrënjët reggae” dhe është krahasuar me stilin reggae të Jason Mraz, ndërsa lirikisht është një himn i dembelizmit.
- “The Lazy Song” arriti në vendin e katërt në Billboard Hot 100 në SHBA, ndërsa kryesoi listat në Danimarkë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Kanga u certifikua shtatë herë platin nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA), pesë herë nga Shoqata Australiane e Industrisë së Regjistrimit (ARIA) dhe katër herë nga Music Canada (MC), përkatësisht.
Kanga ishte një nga kangët më të shitura digjitale të vitit 2011 me shitje prej 6.5 milionë kopjesh.
- Videoklipi u nominua në 2011 MTV Video Music Awards për Koreografinë më të Mirë.
UK Music Video Awards gjithashtu e njohu atë me një nominim në kategorinë “Best Pop Video – UK” në ceremoninë e vitit 2011. Po ashtu videoklipi nominua në Myx Music Awards 2012 për Videon e preferuar ndërkombëtare.
Kanga n’Youtube numëron 2,529,435,672 shikime.
Dëgjim t’kandshëm e të diele dembele 🙂 /Katror.info