Shkencëtarët kanë vlerësuar se me ritmet aktuale, vrima në shtresën e ozonit do të mbyllet rreth vitit 2070.
Nivelet e emetimeve kimike nga ftohja dhe ajri i kondicionuar kanë rënë dhe vazhdojnë të bien, duke bërë që shkencëtarët në Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës që matin vrimën e ozonit çdo të vijnë në përfundim se ditët e saj janë të numëruara, shkruan Good News Network.
Vrima e ozonit ishte paralajmërimi i parë që mori njerëzimi për efektet që ia bënte vetë klimës. Në vitin 1987, shkencëtarët zbuluan se disa kimikate po hapnin një vrimë në shtresën e ozonit të atmosferës, e cila mbron jetën nga rrezatimi i dëmshëm i Diellit.
Çdo vit, një vrimë hapet në shtresën e ozonit mbi Antarktidë, e cila është më e madhe se kontinenti. Zakonisht formohet gjatë gushtit dhe arrin madhësinë maksimale gjatë tetorit. Nga dhjetori fillon të mbyllet sërish.
Të 197 vendet në Kombet e Bashkuara nënshkruan Protokollin e Montrealit për të reduktuar emetimin e këtyre kimikateve dhe deri me sot mbetet e vetmja herë në histori që në një traktat kishte pjesëmarrje unanime.
Përgatiti:
