Pavarësisht rritjes së mprehtë të rasteve të kancerit, ka ende shpresë për frenimin e tij. Një mënyrë për të shmangur atë është ushtrimi i vazhdueshëm, sipas Doktor Michael Mosley.
Ai shpjegon se si ne mund të ngritim një pengesë kundër kësaj diagnoze.
“Përfitimet e të qenit më aktiv u ilustruan nga një studim i fundit i Universitetit të Bristolit, ku përfshiheshin më shumë se 131 mijë gra. Ai tregoi se kryerja e një forme aktiviteti energjik tre ose më shumë ditë në javë lidhje me një rrezik 38 për qind më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit,” tha Mosley për Daily Mail.
Sipas tij, ushtrimi ndër të tjera redukton inflamacionin kronik dhe forcon sistemin tonë imunitar. Hulumtimi që ai i’u referua zbuloi se rritja e aktivitetit fizik dhe frenimi i kohës që kalojmë ulur mund të zvogëlojë shanset tuaja për zhvillimin e kësaj sëmundje.