katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    15 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    16 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    16 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    19 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    16 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    17 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    17 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    18 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    20 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Me “Voiceless Voices” në kinematografi, luftohen paragjykimet
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Me “Voiceless Voices” në kinematografi, luftohen paragjykimet

Last updated: 16/06/2023 7:35 AM
94 Shikime
Shpërndaje

Edhe sivjet kanë vendosur të shfaqin atë që shpesh fshihet: pasurinë kulturore të një populli të cilët janë banorë të botës. Kjo jo veç në mënyrë figurative, por me vërtetësinë e bashkëjetesës së tyre në pothuajse çdo cep anë e kënd globit.

E kanë ndarë mendjen që të kenë një program sa më gjithëpërfshirës dhe në secilën pjesë ia kanë vënë vetes qëllimet. Me kinematografi do i luftojnë tabutë shoqërore e diskriminimin sepse besojnë se “kinemaja dhe filmat janë një nga mjetet më me ndikim për të kuptuar dhe mësuar horizonte të reja dhe mendje të hapura“.

Në muzikë do të shpërfaqin pasuritë ritmike e kulturore, ndërkaq preokupimet do i shprehin nëpërmjet paneleve të diskutimit, leximeve letrare e bashkëveprimeve me natyrën.

Mundesh me e lexu edhe…

“Rolling Film Festival” është gati të pushtojë Prishtinën dhe këtë do ta bëjë me një moto intriguese. Nga 20 deri më 26 qershori, Kino Armata dhe ish – biblioteka “Hivzi Sulejmani” apo Qendra për Praktikë Rrëfyese do të kumbojë me “Voiceless Voices”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me mesazhin e zgjedhur për të kumbuar me zërin e komunitetit rom dhe shpërfaqjes së vlerave të tyre, organizatorët janë gati për një aventurë kulturore gjashtë ditore.

“Ne jemi të bindur se festivali ynë do të sjellë emocion, frymëzim dhe ndërgjegjësim të përbashkët për të gjithë pjesëmarrësit. Përvoja e çmuar e kinemasë do të ndërtojë ura të reja të komunikimit dhe do të sjellë njohuri të reja që do të na bëjnë të shohim botën nga perspektiva të ndryshme”, thotë që në fillim të intervistës për Katror Media , organizatorja Pranvera Begolli.

Krijimi i një mjedisi për përfaqësim të dinjitetshëm për komunitetin rom është ajo që e drejton misionin e edicionit të 7-të të këtij Festivali.

“Motoja ‘Voiceless Voices’ përfaqëson misionin tonë për të krijuar një platformë për historitë e heshtura dhe për të dëgjuar zërat që nuk janë bërë të dëgjuar mjaftueshëm në shoqëri. Përmes shfaqjes së filmave që eksplorojnë narrativat e komunitetit rom, synojmë të thyjmë stereotipet, të sfidojmë paragjykimet shoqërore dhe të ndërtojmë hapësira për dialog, ndjeshmëri dhe ndryshime sociale”, shprehet tutje koordinatorja e festivalit.                   

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në programin e tyre zënë vend filma me rrëfime prej më të ndryshmeve por që emërues të përbashkët kanë fatin e komunitetit në kultura të ndryshme. Janë copëza kinematografike nga Gjermania, Franca, Hungaria, Kosova, Romania, Serbia.

“Një nga filmat që do të doja të theksoja është ‘School for Little Miss Roma’ (Shkolla për zonjushat e vogla Roma). Ky film i gjatë 80 minutash është një rrëfim i veçantë që shqetëson realitetin e një shkolle të veçantë për fëmijët rom. Filmi trajton sfidat dhe arritjet e këtyre fëmijëve në përpjekjet e tyre për të mësuar dhe për të ndikuar në shoqërinë ku jetojnë”, veçon Begolli.

Një nga filmat vendor është “Melody and music” nga regjisorët Faton Mustafa dhe Sami Mustafa, me të cilët do të zhvillohet edhe Q&A për të shpalosur para audiencës filmin nga pikëpamja e autorëve. Në këtë listë është edhe “Romni” nga regjisorja Amanda Fisher, e cila poashtu do t’iu përgjigjet pyetjeve të publikut.

“Një tjetër film interesant është “Romani”, i cili zgjat 15 minuta. Ky film paraqet një histori të ndjeshme për jetën e një familjeje rom dhe sfidat që hasin në përpjekjet për të ruajtur identitetin e tyre dhe për të përballuar paragjykimet shoqërore”, tregon tutje ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
shkrepje nga website i rolling film festival

Por filmat s’janë tërësia e këtij edicioni. “Music 4 all”, “Proud Roma” “Jimmy Band”, “Kal Band” janë disa nga premtuesit e gjallërisë së mbrëmjeve muzikore të sivjetshme.

“Grupi “Music 4 All” është një grup muzikor që vjen nga Plemetina dhe përbëhet nga talentë të shquar të komunitetit rom. Ata sjellin energji të lartë dhe zëra të mrekullueshëm në skenë, duke ofruar një përzierje të mahnitshme të zhanreve muzikore, duke përfshirë jazz-in, flamencën dhe elemente të muzikës tradicionale rome”, tha Begolli për Katror.

Koordinatorja e “Rolling Film Festival” përfundon intervistën duke theksuar se veçantia e tyre si festival qëndron në faktin e targetimit të audiencës.

“Ne fokusohemi më shumë tek njerëzit sesa tek industria e filmit dhe kur flasim për njerëz flasim për politikën, jetën shoqërore, kulturore dhe artistike të romëve”, shprehet Begolli.

Për më shumë detaje: https://rollingfilm.org/index.php?id=programs / Katror.info

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Trump riemërton Pentagonin si Departamentin e Luftës
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    The Extraordinary Discovery in Ulpiana – Evidence of Europe’s Common Past
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Izvanredno otkriće u Ulpijani – dokaz zajedničke evropske prošlosti
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Zbulimi mahnitës në Ulpianë – tregues i të kaluarës së përbashkët evropiane
TAGGED:FestivalFilmkinematografiKomuniteti RomLajme te mirarolling film festivalromettop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Madonna eksperimenton me modelin më ikonik të flokëve
Artikulli i ardhshëm Foto: BBC Publikohet traileri zyrtar i dokumentarit për aktorin e madh shqiptar, Bekim Fehmiun

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani

21 Shikime
Lajme të mira

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

19 Shikime
Lajme të mira

FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak

26 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?