katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    6 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    8 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    8 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    13 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    15 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    15 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    6 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    12 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    15 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    13 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sot nis seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Sot nis seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe

Last updated: 14/08/2023 7:59 AM
141 Shikime
Shpërndaje
Foto: Anadolu Ajansi

Sot nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Drejtori i seminarit, Bardh Rugova tregon për KosovaPress se edicioni i 41-të me radhë ka mbledhur rreth 250 pjesëmarrës.

Sipas tij, interesimi i të huajve për të marrë pjesë këtë vit ishte edhe më i madh, porse në pamundësi buxhetore kanë kërkuar mirëkuptim nga një pjesë e të interesuarve.

Mundesh me e lexu edhe…

Ai flet edhe për mosinteresimin shtetëror për investim në departamente të shqipes në universitete botërore. Derisa thekson se “mërgimtarët po shndërrohen në gjysmëfolës të shqipes”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Akademik Rugova thekson nevojën që ky seminar të ketë një linjë të veçantë buxhetore, e jo sikurse po ndodh, të mos dihet deri në javën e fundit se cilat aktivitete mund të mbahen ose jo.

“Kemi një numër të madh të pjesëmarrësve dhe të të interesuarve për të marrë pjesë sivjet në seminar. Ata i ndajmë në dy grupe kryesore. Në grupin që do të vijnë në seminar për të ndjekur kurset e gjuhës, janë një numër prej 100-120 studentë dhe studiues, të cilët duan që ta mësojnë në nivele të ndryshme gjuhën shqipe për nevoja të mëtutjeshme studimore. Ky mund të themi që është fokusi ynë kryesor, për shkak që themi se numri më i madh i albanologëve të mëdhenj sot në botë janë që kanë kaluar nëpër këtë seminar… Pjesa e dytë e pjesëmarrësve të seminarit, që do të jenë rreth 130 të tjerë, janë studiues të cilët do të paraqiten me ligjërata, referime dhe kumtesa të ndryshme studimore. Kështu që janë dy grupe të ndryshme që kur i bëjmë bashkë janë 200-250”, thotë ai.

Derisa janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit teknike për seminarin, profesori universitar thotë se për shkaqe financiare nuk është ditur deri në fund, nëse do të mund të realizohen.

“Mund të them se ka pasur (rritje të interesimit), por kjo nuk do të thotë se është numri më i madh, vetëm se është, si të themi, konkurrenca më e madhe. Buxheti ynë është i tillë, që ashtu është paraparë ashtu në bazë të parametrave të viteve të kaluara dhe ne nuk mund ta tejkalojmë… Është dashur të kërkojmë mirëkuptim nga një numër i të interesuarve… Duhet që një institucion i tillë, i cili është institucioni kulturor më jetëgjatë që e kemi në Kosovë, më i sigurti, më prestigjiozi në botë, të ketë një linjë të veçantë buxhetore. Ta dimë në fillim të vitit sa kemi mjete dhe cilat janë mundësitë. Deri në këtë javë të fundit jemi duke shikuar nëse mund ta realizojmë këtë aktivitet ose jo sepse janë para të tjetërkujt”, thekson Rugova.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shqetësime ngreh për “gjuhën në vdekje”.

“Do të kemi një koncert të muzikës arbëreshe, do të jetë Tina Bushiq dhe Melita Ivkoviq. Do të vijnë do të performojnë nga Zara. Në Zarë ekziston një komunitet i arbëreshëve, i cili ka migruar në shekullin XVIII nga zonat e Liqenit të Shkodrës në Malin e Zi të sotëm, dhe është gjuhë e cila është ‘gjuhë në vdekje’ e sipër. Gjuhë e vdekur është gjuha të cilën nuk e flasin fëmijët. Ne kemi bërë përpjekje të vazhdueshme të shikojmë mundësitë për rimëkëmbje të kësaj gjuhe, dhe një prej tentimeve tona është edhe ky që një këngëtare arbëreshe, e cila i këndon këngët arbërisht, të vijë dhe të integrohet në komunitetin e albanologëve”, thotë Rugova.

Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka kritika edhe për mosinteresimin e shtetit në 20 vjetët e fundit për mësimin e shqipes në botë.

“Kur flasim për shqipen në rrezik, një pjesë shumë e madhe ka të bëjë edhe me departamentet e shqipes në botë. Këto departamente janë të vogla, me sistemin e Bolonjës gjithmonë pësojnë departamentet e vogla. Kur nuk ka 100 vetë që do të shkojnë të studiojnë në Paris ose në Berlin. Me gjithë thirrjet që i kam bërë këto vjetët e fundit, nuk ka pasur ndërhyrje të shtetit në 20 vjetët e fundit. Nuk është hapur departamenti i gjuhës shqipe në Lubjanë, po flasim për top 100 universitetet botërore, nuk është hapur sepse zyrtarët e atëhershëm administrativë në Kosovë kanë vlerësuar se ‘është shumë t’ia japim dikujt një rrogë për të dhënë mësim atje’. Në anën tjetër, japin para për një miting të poezisë atje. Këto janë gjëra që duhet të mendohen pak më mirë nga njerëz që janë në struktura administrative”, vijon ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas profesorit Rugova, “rreziku për shqipen” ndahet në sfera të ndryshme.

“E para, variaritete të tilla të shqipes, si arbnishtja e Zarës, si arvanitika në Greqi, si e folura e Mandricës në Bullgari, si e folura e shqiptarëve në katër fshatra të Ukrainës, janë në rrezik, janë duke u shuar dhe ne nuk jemi duke bërë mjaftueshëm për t’i mbrojtur. Ato janë tonat, janë trashëgimi e jona, dhe janë në vdekje e sipër. Ende, për disa prej tyre ka shans të rivitalizimit, por ne nuk jemi duke menduar për kulturë, jemi duke menduar gjithmonë për politikë… Po ashtu, kemi një numër të madh të mërgimtarëve të cilët gradualisht po shndërrohen në gjysmëfolës të shqipes.Na e kanë mbyllur doktoratën në gjuhën shqipe. Ka ardhur një rumune, e cila në variantin më të mirë do të mund të ishte studente e imja, dhe ajo vendos a ta mbyllë apo jo doktoratën, kjo është rrezik. Cilësi? Dikush që është nën mua të na mbyll neve këtu, një student gjeorgjian dhe një rumune, që nuk është as e fushës. Këtu doktorata e parë është mbajtur më 1965. Kjo është rrezik sepse njerëzit që nuk kuptojnë nga këto çështje vendosin në mënyrë kuturu, cilësia është në rrezik nga mënyra kuturu”, thekson ai.

Akademik Rugova thotë se ka pasur nevojë që në mënyrë serioze të punohet edhe për një fjalor të gjuhës shqipe.

“Një prej problemeve të mëdha që e rrezikojnë shqipen janë edhe librat e vjetër normativë të shqipes. Kemi gramatika të vjetra, ku përfshihen shpjegime të gabueshme, kemi fjalor i cili është i viteve ’80 dhe natyrisht është i varfër. Kur është bërë ai nuk ka pasur ‘iPhone’, nuk ka pasur ‘selfie’, ‘CD’ e ku e di unë. Dhe, ato nuk janë të përfshira në gjuhën e sotme shqipe. Ka pasur nevojë që në mënyrë serioze të punohet për një fjalor të shqipes… Ka mijëra fjalë që përdoren nëpër mediume të Shqipërisë dhe nuk përdoren në ato të Kosovës. Po degëzohet shqipja, për shkak se ne kujtojmë që një fjalor i viteve ’80 është bashkues, është ndarës”, thotë Rugova.

Ndryshe, edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbahet prej14 deri më 25 gusht 2023. Temat bosht për sesionet shkencore janë: “Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi”. Në kuadër të këtij edicioni, përveç aktiviteteve tjera, do të mbahen nëntë ligjërata shkencore./KultPlus.com/Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:gjuha shqioekultureletërsipeopleseminaritop2tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Studimi: Kërpudhat prandalojnë problemet me kujtesën
Artikulli i ardhshëm Berati destinacion i turizmit ndërkombëtar

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë

6 Shikime
People

Banksy vjen me mural të ri në Londër

11 Shikime
People

Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?