Një burrë nga Kentaki është bërë milioner brenda natës pasi gjeti monedha të rralla ari që vlerësohen të vlejnë miliona dollarë në fushën e tij me misër.
Ai zbuloi më shumë se 800 monedha ari nga epoka e Luftës Civile që datojnë nga 1840 deri në 1863. Një video e zbulimit të pabesueshëm u publikua nga GovMint, një shtëpi e specializuar në shitjen e monedhave.
Vlera e monedhave të arit arrin në miliona dhe vlerësohet se ato mund të jenë groposur si rezultat i deklaratës së neutralitetit të shtetit të Kentakit gjatë Luftës Civile Amerikane.
“Gjetja më e mahnitshme në këtë thesar të varrosur është rreth tetëmbëdhjetë monedha ari prej 20 dollarësh nga viti 1863. Kjo është një monedhë që shpesh nxjerr gjashtë shifra në ankand,” thonë në faqen GovMint.com, duke shtuar se monedhat janë në gjendje të shkëlqyer./Katror.info