katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Dalja në votime deri në orën 13 – mbi 13 për qind
    3 hours ago
    KQZ: Procesi po zhvillohet normalisht dhe pa incidente
    4 hours ago
    Abdixhiku pret zgjedhje parlamentare në dhjetor
    4 hours ago
    Osmani: Qytetarët sot vendosin për një të ardhme më të mirë
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filmi kosovar “Hana” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Goa, Indi
    18 hours ago
    Venera Berisha Muharremi ndër tre ligjëruesit kryesorë në konferencën botërore për Diabet e Endokrinologji në Dubai
    2 days ago
    “Odiseja e Gëzimit” shfaqet në IFFI Goa International Film Festival
    2 days ago
    Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dritat që ndriçojnë nga Kosova në botë – Rita Ora dhe fuqia e zërit që kapërcen kufijtë
    6 hours ago
    Arsi Bako fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës
    9 hours ago
    Filmi kosovar “Hana” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Goa, Indi
    18 hours ago
    Çmimet Grammy: Pretendentët dhe surprizat e nominimeve të këtij viti
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    5 days ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    4 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    3 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    5 days ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Icehotel – hoteli i parë prej akulli dhe bore
    18 hours ago
    Kopenhaga, qyteti që e bëri jazzin pjesë të identitetit të saj
    6 days ago
    Ferma e Vermontit e pushtuar nga Golden Retrievers
    2 days ago
    Pse fotografimi i Kullës Eiffel natën shkel ligjin e të drejtës së autorit!
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shqiptarja Daniela Malo zgjidhet presidente e Asosacionit Helen të Menaxhimit Farmaceutik
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Shqiptarja Daniela Malo zgjidhet presidente e Asosacionit Helen të Menaxhimit Farmaceutik

Last updated: 06/09/2023 1:15 PM
124 Shikime
Shpërndaje
Foto: Next Deal GR
Foto: Next Deal GR

Daniela Malo është shqiptarja, e cila së fundmi është përzgjedhur presidente e Asosacionit Helen të Menaxhimit Farmaceutik.

Ajo ka përfunduar studimet pasuniversitare për Marketing dhe Komunikim në Universitetin e mirënjohur të Athinës për Ekonomi dhe Biznes (ASOEE).

Daniela jeton në Greqi që nga viti 1993 dhe ka një karrierë shumëvjeçare në pozicione drejtuese në sektorët e marketingut dhe shitjeve, në kompaninë prestigjioze dhe më të madhe farmaceutike,  kërkim-zhvillimit pranë Institutit të Kërkimeve të Eksportit në Selanik.

Mundesh me e lexu edhe…

Ajo është anëtare e Akademisë Helene të Marketingut, anëtare e Komitetit të Publicitetit dhe Komunikimit të Asosacionit Helen të Industrisë së Kujdesit Shëndetësor të Klientëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Daniela Malo është në dukje një vajzë e zakonshme, por me një vullnet të jashtëzakonshëm, që nuk i lë asgjë në dorë rastësisë. Tashmë Presidente e votuar e Asosacionit Helen të Menaxhimit Farmaceutik, pas një karriere shumëvjeçare në krye të pozicioneve drejtuese në sektorët e marketingut dhe shitjeve, në kompaninë prestigjioze dhe me te madhe farmaceutike, Daniela gëzon jo vetëm vlerësimin e bashkëpunëtorëve të saj, por shquhet për rezultatet reformuese me ndikim të drejtpërdrejtë në imazhin e organizmave ku vepron.

Selaniku ishte qyteti i parë grek që do ta njihte dhe do ta përqafonte vajzën e vogël korçare, ndërsa Kastoria do t’i jepte formimin në shkencën e Tregtisë Ndërkombëtare, duke i hapur dyert e punësimit në fushën e kërkim-zhvillimit pranë Institutit të Kërkimeve të Eksportit në Selanik. Kush e ka në gjen punën, nuk mjaftohet me pak. Kështu Daniela e re konkurroi mes qindra studentëve dhe fitoi e para bursën e Fondacionit Helen të Bursave (IKY) për të ndjekur pasuniversitarin për Marketing dhe Komunikim në Universitetin e mirënjohur të Athinës për Ekonomi dhe Biznes (ASOEE).

Një studente e palodhur spikat përherë dhe kur kjo kombinohet me një trup motivuese akademike, arritjet e ardhshme janë çështje kohe. Daniela tregon me krenari se si studente dhe pjesë e ekipit të profesorit të shquar dhe të paharruar, z. Avloniti, dera e Athinës u hap lehtë dhe prej asaj kohe rruga e saj është vetëm një ngjitje… nga menaxhere kërkim-zhvillimi në… ekipin udhëheqës. Tashmë me një listë të gjatë suksesesh profesionale dhe organizimesh të eventeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Daniela është shpesh e ftuar si folëse kryesore në një sërë kongresesh të rëndësishme dhe universitete publike e private për të motivuar më të rinjtë. Pjesë e një sërë komisionesh vlerësimi të çmimeve të ekselencës, anëtare e Akademisë Helene të Marketingut, anëtare e Komitetit të Publicitetit dhe Komunikimit të Asosacionit Helen të Industrisë së Kujdesit Shëndetësor të Klientëve, ajo me meritë të plotë mori shumicën e votave për pozicionin e Presidentes së Asosacionit Helen të Menaxhimit Farmaceutik.

Në fshatin Dhipotam të Kosturit, në vitin 1993, mbërriti pas një marshimi të gjatë nëpër male me gjyshin e saj, një vajzë e vogël mirënjohëse korçare, e cila 10 vjet më vonë do të rikthehej në këtë fshat për t’u dhënë mësim nxënësve të tij, në gjuhën angleze. Që prej atij viti jeta e saj do të ishte një maratonë studimesh dhe kualifikimesh të pandërprera deri më sot, krahas punës dhe familjes së bukur me dy fëmijët e saj. Krenare për origjinën dhe rrugëtimin, bijë e dy prindërve të palodhur dhe atdhedashës dhe, siç thote vetë, duke marrë shumë frymëzim nga i ati për të qenë gjithnjë e para, Daniela Malo është shembulli i një suksesi të ngritur mbi dashurinë për dijen dhe punën, me tiparet më të mira nga të dy vendet dhe duke rrezatuar vetëm pozitivitet./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dalja në votime deri në orën 13 – mbi 13 për qind
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ: Procesi po zhvillohet normalisht dhe pa incidente
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Abdixhiku pret zgjedhje parlamentare në dhjetor
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Osmani: Qytetarët sot vendosin për një të ardhme më të mirë
TAGGED:Asociacioni Helen i Menaxhimit FarmaceutikDaniela Malolajme të miratop3tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Prifest / Facebook PriFest prezanton programin kryesor garues të filmave të metrazhit të gjatë ballkanik
Artikulli i ardhshëm Foto: Shqip News Shkencëtarët zhvillojnë një burim energjie që mund të mbështesë jetën në hapësirë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeople

Filmi kosovar “Hana” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Goa, Indi

26 Shikime
Lajme të mira

Venera Berisha Muharremi ndër tre ligjëruesit kryesorë në konferencën botërore për Diabet e Endokrinologji në Dubai

34 Shikime
Lajme të mira

“Odiseja e Gëzimit” shfaqet në IFFI Goa International Film Festival

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?