katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    17 minutes ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    22 minutes ago
    Në tunelin e Llogarasë lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë
    1 hour ago
    Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”
    5 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
    6 minutes ago
    ”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit
    1 hour ago
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    6 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    2 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    2 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    2 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Producenti i “Monty Python and Holy Grail”: Kosova ka potencial për filma të mëdhenj
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Producenti i “Monty Python and Holy Grail”: Kosova ka potencial për filma të mëdhenj

Last updated: 17/09/2023 12:25 PM
229 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Producenti i komedisë së njohur “Monty Python and the Holy Grail”, Mark Forstater, që po qëndron në Kosovë si anëtar i jurisë për përzgjedhjen e filmave më të mirë në Pristina International Film Festival – PriFest, mendon se Kosova ka potencial që të nxjerrë filma të shkëlqyer, marrë parasysh qasjen e teknologjisë për audiencën globale dhe potencialin që filmat me tema univerzale i kapërcejnë kufijtë.

“Me të vërtetë, nëse e bëni këtë, atëherë ka një shans që audienca ta pëlqejë. Ne jemi të gjithë njësoj. Ne jemi homo sapiens. Jemi të gjithë njësoj kudo, pavarësisht nga ngjyra jonë, feja, politika. Në thelb, identiteti ynë është se ne jemi të gjithë njësoj. Prandaj, një histori e mirë me personazhe interesante dhe disa fotografi dinamike do të tërheqë audiencë të gjerë në tërë botën,” thotë ai në një intervistë ekskluzive me Katror Media.

Forstater diskutoi evolucionin e industrisë së filmit dhe se si interesat e korporatave e kanë zhvendosur fokusin e saj larg krijimtarisë dhe drejt fitimit.

Ai zbuloi përfshirjen e tij në zhvillimin e një platforme të re online të quajtur Dreambird, e cila synon të rigjallërojë sektorin e pavarur të filmit duke bashkuar shikuesit me krijuesit. Intervistën me Forstater të zhvilluar nga Albana Isufi Jashanica mund ta lexoni më poshtë:

Katror Media: Do ta filloj këtë intervistë me Monty Python and the Holy Grail, që është kthyer në një klasik kulti dhe vazhdon të pëlqehet nga audienca në mbarë botën. Çfarë mendoni se ka në këtë film që e ka bërë të qëndrueshëm për një kohë kaq të gjatë?

Contents
Producenti i komedisë së njohur “Monty Python and the Holy Grail”, Mark Forstater, që po qëndron në Kosovë si anëtar i jurisë për përzgjedhjen e filmave më të mirë në Pristina International Film Festival – PriFest, mendon se Kosova ka potencial që të nxjerrë filma të shkëlqyer, marrë parasysh qasjen e teknologjisë për audiencën globale dhe potencialin që filmat me tema univerzale i kapërcejnë kufijtë.“Me të vërtetë, nëse e bëni këtë, atëherë ka një shans që audienca ta pëlqejë. Ne jemi të gjithë njësoj. Ne jemi homo sapiens. Jemi të gjithë njësoj kudo, pavarësisht nga ngjyra jonë, feja, politika. Në thelb, identiteti ynë është se ne jemi të gjithë njësoj. Prandaj, një histori e mirë me personazhe interesante dhe disa fotografi dinamike do të tërheqë audiencë të gjerë në tërë botën,” thotë ai në një intervistë ekskluzive me Katror Media.Forstater diskutoi evolucionin e industrisë së filmit dhe se si interesat e korporatave e kanë zhvendosur fokusin e saj larg krijimtarisë dhe drejt fitimit.Ai zbuloi përfshirjen e tij në zhvillimin e një platforme të re online të quajtur Dreambird, e cila synon të rigjallërojë sektorin e pavarur të filmit duke bashkuar shikuesit me krijuesit. Intervistën me Forstater të zhvilluar nga Albana Isufi Jashanica mund ta lexoni më poshtë:

Mark Forstater: Po, pjesërisht sepse është një film i një periudhe të caktuar dhe prandaj nuk vjetërsohet. Kështu që kur filmi filloi të futej në toplistat e komedive më të mira të të gjitha kohërave, ishte diku poshtë, nuk e di i 50-ti me radhë. Por, çdo vit vazhdoi të shkonte gjithnjë e më lart, sepse shumica e komedive nuk janë filma të një periudhe të caktuar dhe për këtë arsye ata nuk i mbijetojnë kohës.

Ata nuk pëlqehen më dhe bëhen më pak qesharakë. Por, për shkak se filmi ndodh në Mesjetë, thjesht nuk vjetërohet kurrë dhe kështu vazhdoi të ngrihej gjithnjë e më lart në ato toplista. Unë mendoj se tani është, në pozitën e tretë, të pestën ose të dhjetën. Tash është më shumë se një klasik kulti. Është me të vërtetë një klasik i vërtetë. Në fund, mund të votohet si komedia më qesharake e të gjitha kohërave. Kjo mund të ndodhë.

Mark Forstater, producent i Monty Python and Holy Grail | Foto: Katror Media

Mundesh me e lexu edhe…

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

Katror Media: Si ju qaset ju dhe ekipi i Monty Python krijimit të kësaj kryevepre komike?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mark Forstater: Epo, ekipi i Monty Python kishte mënyrat e veta të funksionimit, punës. Ata ishin shkrimtarë, interpretues dhe më pas në këtë film ata u bënë regjisorë. Pra, në këtë film, Terry Gilliam dhe Terry Jones bashkë-drejtuan filmin dhe ata nuk donin ndonjë kontribut nga unë për sa i përket përmbajtjes. Ata supozuan se produdencët nuk janë qesharakë dhe për këtë arsye producentët nuk kanë asgjë për të kontribuar. I vetmi kontribut artistik që dhashë ishte se kur u përfshiva në projekt, kishte tashmë një draft skenar të parë dhe gjysma e skenarit ishte në Mesjetë me mbretin Artur dhe gjysma tjetër ishte në kohët e stome rreth një njeriu të quajtur Arthur King i cili ishte një kontabilist.

Mendova se sekuencat e Arthur King ishin qesharake, por nuk ishin aq të mira sa skena me Mbretin Artur. Kështu që unë thashë pse të mos e bënim plotësisht në Mesjetë dhe kjo është ajo që ata bënë përfundimisht. Megjithatë, pakëz pjesë mbetën të kohës së sotme, sikur kur policia hyn dhe i ndalojnë të gjithë që të filmonin. Por në thelb tani bëhet fjalë për Mbretin Arthur dhe kërkimin e tij për Gralin e Shenjtë. Pra, ky është kontributi im i vetëm artistik në film.

Katror Media: Që nga Monty Python and the Holy Grail, industria e filmit ka evoluar ndjeshëm. Si e shihni ndryshimin në teknikat dhe teknologjinë e filmimit gjatë viteve dhe si kanë ndikuar ato në industri?

Mark Forstater: Mirë, kjo është një pyetje e madhe. Më lejoni të them që industria e filmit është 110 vjeç. Dhe gjatë kësaj kohe ajo ka ndryshuar, apo jo? Filloi me filma të shkurtër bardh e zi, më pas erdhën filmat më të gjatë në kinema, pastaj filmat me zë, më pas erdhën ngjyrat, pastaj erdhi televizioni që me të vërtetë pothuajse e shkatërroi industrinë e filmit. Por, ajo që e mbajti atë ishte se në vitet ’70 u shfaq një brez i ri kineastësh si Lucas dhe Coppola dhe ata u ndikuan nga regjisorët evropianë Truffaut, Godard, Bergman dhe kjo solli një jetë të re në filmin amerikan. Dhe në fakt filmat më të mirë në industrinë amerikane u realizuan gjatë asaj periudhe, nga vitet ’70 deri në vitet ’90.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, në atë moment industria komerciale e madhe hyri në industrinë e filmit, General Electric, Sony, Gulf dhe Western dhe ata kishin një qëndrim të ndryshëm ndaj filmit. Ata ishin më të interesuar për pronësinë intelektuale (IP) dhe për licencimin e filmit në mediume të tjera dhe prandaj tani nuk bëjnë filma të mirë. Filma të mirë nuk po bëhen sepse këto kompani, duke përfshirë edhe Disney-n, janë të interesuara vetëm për atë që mendojnë investitorët e tyre sepse ata kanë nevojë për paratë e investitorëve. Dhe kështu ata po bëjnë filma jo për audiencën e tyre, por për investitorët e tyre dhe ti nuk mund të bësh filma të suksesshëm për investitorët. Ti duhet të bësh (filma) për audiencën.

Katror Media: Po dhe sa është e rëndësishme të mbështeten dhe të ushqehen zëra të pavarur dhe krijues në industri ndërsa po flisni për këta investitorë? A është e mundur?

Mark Forstater: Industria e pavarur e filmit është praktikisht e vdekur komercialisht. Shumë pak filma të pavarur do të bëjnë para, që do të thotë se producentët e kanë shumë të vështirë të bëjnë një film të dytë nëse kanë bërë të parin. Pra, industria e filmit duhet të ristrukturohet. Ajo ka nevojë për një mënyrë tjetër funksionimi dhe kjo është diçka që unë dhe partneri im po zhvillojmë. Ne po zhvillojmë një platformë në internet të quajtur Dreambird.

Foto: Katror Media

Nëse analizoni industrinë e filmit çfarë është ajo? Ka blerës dhe shitës. Blerësit janë shikuesit. Ata kanë paguar për të gjithë filmat në histori me bileta, abonime, duke parë reklama në televizion. Këta janë blerësit. Shitësit janë produksioni, ekipet krijuese. Pra, ne po i bashkojmë blerësit dhe shitësit në një platformë ku ata mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Shikuesit mund të tregojnë se cilët filma u pëlqejnë. Ata madje mund të investojnë në filma. Ata mund të përfshihen në krijimin e filmave dhe në këtë mënyrë sektori i pavarur i filmit do të rigjallërohet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Katror Media: Dhe ky Dreambird është ajo infrastruktura që përmendët në fillim?

Mark Forstater: Po. Dreambird është një platformë në internet e cila do të ketë një shërbim transmetimi. Do të shfaqë filma që janë realizuar nga ajo. Do të ketë një treg ku njerëzit mund të investojnë dhe të fitojnë para. Do të ketë një rrjet social ku ata mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Ata mund të zhvillojnë projekte së bashku dhe në thelb kjo do të zëvendësojë, mendoj, infrastrukturën ekzistuese. Sepse infrastruktura ekzistuese, me të gjitha grevat në Hollyëood, po e shohim që nuk është e drejtë. Ata nuk punojnë së bashku. Askush nuk është i lumtur. Njerëzit krijues nuk po marrin asgjë prej saj. Pra duhet të ndryshojë. Dhe ne kemi kaluar tre vjet duke punuar në këtë platformë. Pra, ne jemi gati ta ndërtojmë dhe mendojmë se kjo do të bëjë një ndryshim të madh për sektorin e pavarur.

Katror Media: Keni filluar apo është thjesht një ide?

Mark Forstater: Është një ide që është realizuar plotësisht dhe është realizuar teknikisht dhe financiarisht. Dhe ne po ngrisim fonde për t’ia dalë. Mendojmë se nga mesi i vitit të ardhshëm do të funksionojë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Katror Media: Jeni këtu në Prishtinë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit PriFest. A jeni njohur me industrinë e filmit kosovar dhe a keni pasur rastin të shihni ndonjë film kosovar gjatë viteve të fundit?

Mark Forstater: Mbrëmë pashë një që më kishte ikur. Më thanë të shikoja sepse jam në juri. Më duhet të shoh filmat që nuk kam arritur. Por unë nuk kam parë filma shqiptarë apo kosovarë në të kaluarën. Kështu që po e bëj tash.

Katror Media: Si dikush që ka qenë pjesë e industrisë së filmit për shumë vite, çfarë këshille do t’u jepnit kineastëve aspirantë nga Kosova dhe Ballkani që po përpiqen të lënë gjurmë në industrinë ndërkombëtare të filmit?

Mark Forstater: Uau, është shumë e vështirë. Në Londër jam takuar me studentë filmi të cilët më thonë se nuk mund të marrin agjentë, nuk mund të flasin me kompanitë e transmetimit, që mezi i bindin producentët të shikojnë punën e tyre dhe nuk e dinë se çfarë do të jetë e ardhmja. Kështu që unë u kam thënë atyre që kur të funksionalizohet  Dreambird, ata duhet të vijnë të gjithë në Dreambird. Pastaj ata mund të flasin me njëri-tjetrin, ata mund të bashkëpunojnë, ata mund të krijojnë ekipe, ata mund të zhvillojnë projektet e tyre dhe pastaj mund të vazhdojnë dhe t’i bëjnë ato.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjëja kryesore për mua është që filmat i bëj gjithmonë me audiencën në mendje, sepse për mua filmi është një masmedia. Unë kam bërë filma artistikë dhe mendoj se i gjithë filmi është art, por gjithmonë dua që publiku të largohet me një ndjenjë kënaqësie në fund të filmit. Të kënaqur që kanë parë diçka, qoftë serioze, komike, muzikore, çfarëdo qoftë, që ia ka vlejtur të ulesh e ta shikosh, sidomos në kinema. Dua të them, megjithëse po ndërtojmë një platformë transmetimi, ne duam të shohim filma në kinema dhe duam që njerëzit t’i shijojnë ato në kinema.

Katror Media: Teksa po flisni, dua të kem një ide, një mendim nga ju. A mendoni se këto platforma transmetimi si Netflix, Tulu,  veçanërisht në SHBA, e kanë ndihmuar industrinë e filmit?

Mark Forstater: Jo, jo, ata po dështojnë industrinë e filmit sepse nuk janë pjesë e saj. Ata nuk kurojnë filma, ata përdorin algoritme për të vendosur se çfarë filmash të bëjnë. Unë mendoj se gjithnjë e më shumë ata do të fillojnë të përdorin gjithashtu AI (Inteligjencën Artificiale). Tani në Dreambird ne planifikojmë të përdorim AI, por planifikojmë ta përdorim atë si një mjet për të ndihmuar shkrimtarët, krijuesit. Ne do të bëjmë filma origjinalë, unikë. AI mund të ndihmojë për ta bërë këtë sepse është një mjet i mrekullueshëm.

Foto: Katror Media

Nëse mbështeteni te AI për të filluar krijimin, do të merrni filma të dorës së dytë, të klasit të dytë, për të cilët kam frikë se shumë janë të dorës së dytë dhe të listuar si të tillë. Nuk ka asnjë përfshirje me audiencën, nuk ka angazhim. Është i njëjti sistem me një drejtim. Për 110 vjet ka qenë një sistem me një drejtim. Një grup studiosh ose producentësh bëjnë një produkt dhe ia dërgojnë një publiku masiv dhe nuk ka reagime, nuk ka dialog. Kjo nuk është mënyra se si bota po lëviz. Dua të them, ne nuk e bëmë, nuk do të thosha se e dinim këtë kur filluam Dreambird, por është një çift i quajtur Alvin dhe Heidi Toffler. Ata janë futuristë dhe në vitin 1980 ata shkruan një libër të quajtur Vala e Tretë dhe në Valën e Tretë ata parashikuan që rreth kësaj kohe, rreth vitit 2020, shikuesit do të dëshironin të bëheshin prosumatorë, që do të thotë se do të ishin po aq të interesuar për atë që po shikonin, po bënin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe kështu audienca do të dëshironte shumë më tepër angazhim, ata do të donin të përfshiheshin dhe mendoj se këtu duhet të lëvizë industria dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë. Është krejtësisht ndryshe. Me fjalë të tjera, është një sistem i dyanshëm. Le të themi se investitorët e filmit duan të vijnë në Dreambird. Ajo që ata mund të bëjnë është se mund të shohin se ka projekte që audiencës i pëlqejnë vërtet, sepse mund t’u thuash njerëzve ose po investojnë ose po blejnë paraprakisht një transmetim të një filmi. Filmi duhet të ketë njëfarë tërheqjeje që investitori të mund të thotë, mirë, unë do ta mbështes këtë sepse njerëzit tashmë e pëlqejnë. Unë mund të shoh që ka pak tërheqje.

Katror Media: Pra, nëse përdorim me mençuri, edhe AI mund të na ndihmojë?

Mark Forstater: AI padyshim mund të ndihmojë me siguri. Dua të them, le të themi se keni shkruar një skenar dhe mendoni, mirë, në fakt ndoshta ky nuk duhet të jetë fillimi, mesi dhe fundi. Po sikur të duhej të përfundonte? Më kupton se ku e kam fjalën? Ju mund t’i kërkoni AI që ta bëjë këtë për ju dhe do ta bëjë menjëherë. Dhe mund t’I thoni sërish, nuk është aq mirë. Dhe keshtu mund të provoni mënyra të ndryshme për ta strukturuar atë.

Katror Media: Dhe pastaj mund të shtoni dorën e njeriut?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mark Forstater: Po. Dua të them, ne mendojmë se njerëzit duhet të shkruajnë skenarët origjinalë, por derisa e bëjnë këtë, ata mund të përdorin AI për ta përmirësuar skenarin. Domethënë, po shkruaja diçka me partnerin tim. Po e bënim një video dhe ai tha, shikoni, dua të kaloj atë që po shkruajmë përmes AI. Epo, AI e shkroi më mirë se ne. Ishte shumë mirë. Më bëri shumë përshtypje, dhe nuk jam njeri i teknologjisë. Por nëse ata fillojnë, le të themi se dikush si Netflix ose studio thotë, ta përdorin AI për të shkruar skenarin dhe më pas mund të marrim një shkrimtar për ta rishkruar ose për ta përmirësuar atë. Epo, kjo është e pashpresë.

Katror Media: A mendoni se nga një vend i vogël siç është Kosova mund të dalë një film i mrekullueshëm?

Mark Forstater: Po, unë mendoj që po. Fillimisht, le të themi se keni bërë një film në Shqipëri. Me teknologjinë që ekziston tani, ju mund t’i keni aktorë që flasin anglisht, frëngjisht ose gjermanisht. Nuk do të keni më nevojë për titra sepse sinkronizimi i buzëve do të jetë i përsosur dhe gjuha do të jetë, e dini, përkthimi duhet të jetë i mirë. Pra, kjo do të thotë që një film i mirë që ka një tërheqje për një audiencë mund të shfaqet në mbarë botën. Dhe kjo është ajo që ne duam të shohim të ndodhë.

Katror Media: Dhe pyetja e fundit, do të doja të kisha një mendim tuajin. Çfarë lloj temash mendoni se janë të mira për t’u trajtuar tani në industrinë e filmit?

Mark Forstater: E dini, kjo është shumë e vështirë. Nëse do ta dija do t’i bëja unë ato filma. Ne, në fakt, kemi bërë një film, unë dhe partneri im bëmë një film vitin e kaluar, të cilin do ta përdorim si një lloj promovimi për lansimin e Dreambird. Është një rom-com. Unë mendoj se duhet të përpiqeni dhe të jeni të vetëdijshëm për atë që audienca po mendon, çfarë ka në mendjen e tyre, çfarë lloj gjërash kanë lidhje me ta, dhe pastaj të përpiqeni t’I përfshini ato. Qoftë komedi apo dramë serioze, e dini, duhet të jeni brenda mendjes së audiencës dhe të mendoni për reagimet e saj ndaj asaj që po tregoni. Me të vërtetë, nëse e bëni këtë, atëherë ka një shans që audienca ta pëlqejë. E dini ne jemi të gjithë njësoj. Ne jemi homo sapiens. Ne jemi të gjithë njësoj kudo, pavarësisht nga ngjyra jonë, feja, politika. Në thelb, identiteti ynë është se ne jemi të gjithë njësoj. Prandaj, një histori e mirë me personazhe interesantë dhe disa fotografi dinamike do të tërheqë audiencë të gjerë në tërë botën./Katror.info

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Këtë javë priten reshje të mëdha shiu në Kosovë
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Sot nënshkruhet deklarata trilaterale Kosovë, Shqipëri e Kroaci
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Për mediat në Kosovë – jetik Fondi Ndërkombëtar për Mediat e Interesit Publik
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Bulc: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme
TAGGED:FilmaMark ForstaterMonty PythonMonty Python and Holy Grailmoviepeopletoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ‘Sky pool’ në Londër, pishina më ‘dramatike’ në Evropë
Artikulli i ardhshëm Adrian Asllani debuton me filmin ‘Ninullë’ në ‘PriFest’, jetësohet balada e njohur e Gëtes

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë

6 Shikime
People

Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027

12 Shikime
People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

89 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?